Motrat e vogla sfidojnë terrenin për të marrë dije: Tri orë në këmbë për të vajt në shkollë, në dimër e në verë

Tri orë në këmbë për të marrë dije, motrat nga Hondishti sfidojnë largësinë për shkollimi

Kjo është një pjesë e terrenit ku dy motrat nga fshati Hondisht i Pogradecit, detyrohen të përshkojnë çdo ditë për të vajtur dhe për t’u kthyer nga shkolla.

Rexhina dhe Renata duhet të ecin më shumë se një orë për të vajtur në shkollë dhe po kaq për t’u kthyer.

“Shkojmë çdo ditë me dëshirë. Vetëm kur jemi të sëmura nuk shkojmë”, tregon më e madhja prej tyre.

Natyrisht, për shkak të rrugës dhe terrenit ato i shoqëron çdo ditë babai i tyre.

Teksa bisedojmë me vajzat e kupton menjëherë se largësia me shkollën vetëm sa u ka shtuar dëshirën e tyre për të mësuar dhe se duket sikur u ka hequr ndjenjën e ankesës.

“Jam në klasën e 6 dhe shkoj çdo ditë në shkollë më këmbë, e cila është një orë e gjysmë larg. Nuk ka ditë që mungojmë, si në borë dhe shi”.

“Jam 6 vjeç dhe shkoj në klasë të parë. Ecim më këmbë dhe lodhem ca”, shprehet më e vogla.

Dhe realisht, lodhja e përditshme nuk i shpërqendron gjatë orëve të mësimit, të cilat i ndjekin me korrektesë dhe thuajse pa asnjë mungesë.

Edhe babai i tyre duket se është i palodhur në sakrificën për të arsimuar vajzat, në dimër dhe në verë.

“Kam 6 vjet që çoj vajzën e madhe. Është e vështirë, por e kemi detyrë. Në dimër është më e vështirë, por në fakt përdorim dhe kalin për vajzat”, tregon babai

Dhe natyrisht arsimi me të tilla sakrifica meriton që vajzat të kenë edhe dëshira për të ardhmen e tyre. Rexhina dëshiron të bëhet doktoreshë dhe Renata piktore.

Ditë edhe më të vështira do të vijnë me vjeshtën dhe dimrin, por dy motrat na përshëndesin të qeshura dhe të sigurta se do t’ia dalin

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *