Mos u ‘TREMBNI’ nga temperaturat e larta! E marta sjellë KTHESEN DRASTIKE të motit ‘Intervale reshjesh dhe ulje temperaturash…’

Dita e martë, e mërkurë dhe e enjte pritet që të sjellin reshje shiu dhe ulje temperaturash në vend. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikanja Lajda Porja nga “MeteoAlb” thotë se kushtet atmosferike pritet që të përmirësohen ditën e premte dhe në fundjavë, ku termometri do të pësojë sërish rritje.

Lajda Porja: Ka një javë dinamike, sot mbetemi nën ndikimin e motit të kthjellët e madje do të ketë temperatura mjaft të larta, presim dhe vlerat 38 gradë në zonat jugore në qarkun e Beratit, por edhe Gjirokastra do të ketë temperatura shumë të larta.

Parashikohet që qytetet më kryesore të Shqipërisë të luhaten nga 34 në 36 gradë.

Pra, një ditë mjaft e nxehtë. Pritet që në pjesën e dytë të ditës të kemi vranësira më të shpeshta.

Përsa i përket ditës së martë, parashikohet të kemi zhvillim të vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu, kjo edhe si efekt i temperaturave mjaft të larta, ku epiqendra e këtye celulave duke sjellë rrebeshe do të jetë kryesisht në veri në zonat qendrore dhe më pak reshje do të ketë jugu, madje do të ketë vetëm në zona të izoluara.

Parashikohet, nga e marta deri ditën e enjte moti të jetë disi i paqëndrueshëm, edhe pse disi paradite do të jenë kryesisht me kthjellime, në mesditë dhe pasdite do të kemi zhvillime të vranësirave duek sjellë rrebeshe shiu.

Ditën e martë është kryesisht veriu dhe qendra, ditën e mërkurë pjesërisht veriu, por edhe zonat jugperëndimore, kryesisht qarku i Vlorës do të ketë rrebeshe. Përsa i përket ditës së enjte parashikohet që e gjithë shtrirja lindore të rrezikohet nga rrebeshe të izoluara, nuk përjashtohen stuhitë e breshërit në zonat juglindore.

Ka një përmirësim të motit ditën e premte dhe gjithashtu në fundjavë. Të martën, të mërkurën dhe të enjten do të ketë rënie të temperaturave. Nesër presim që temperaturat të bien me 2-3 gradë. Një tjetër rënie me 3 gradë do të jetë ditën e mërkurë, po ashtu një rënie e lehtë ditën e enjte duke bërë që maksimalet nga 38 që regjistrohen sot, nesër të jenë 35 gradë, 33 do të jenë të mërkurën dhe të enjten do të jenë 30-31 gradë.

Pra, do të jenë relativisht disa ditë të freskëta dhe me prezencë të reshjeve. Dita e premte do të përmirësojë ndjeshëm motin, do të kemi më shumë diell dhe ngjitet sërish termometri në 36 gradë dhe temperatura të larta na presin në ditët në vijim.

Related Posts

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

SHE WAS GIVEN WEEKS TO LIVE — THEN EVERYTHING CHANGED

Stories of dramatic health recoveries often capture widespread attention, especially when accompanied by striking before-and-after photographs. One widely shared image shows a woman who appears severely underweight…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *