Mobilie artizanale 300 mijë euro, si e ka fshehur pasurinë Gelardina Prodani, sekretrja e 3 ministrive ishte pjesë 20 bordeve e këshillave

Thonë se nuk ka firmosur asnjë tender, koncension apo privatizim të pasurive publike, pa marrë pjesën e saj, si sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Financave, më pas në ministrinë Shëndetësisë dhe aktualisht në ministrinë e Mbrojtjes.

Bëhet fjalë për Gelardina Prodanin sekretaren më jetëgjatë që nga qeverisja e Sali Berishës, e cila dyshohet se ka fshehur një pasuri me vlerë miliona euro në emrin babait Jemin Duçka, të bashkëshortit Voltan Prodrani dhe të afërmve të tjerë, pasuri të palujtshme nga ish Blloku deri ne Palasë.

Një apartament që e ka deklaruar te rruga e Elbasanit me vlerë 150 mijë euro, bashkë me një parking, vetëm arredimi ka kushtuar mbi 300 mijë euro, pa llogaritur piktura, aksesorë etj.

Apartamenti ndodhet tek pallati i famshëm i korrupsionit Park Gate, përballë Fakultetit Ekonomik, pranë Parkut të Liqenit, aty ky kanë shtëpi në emër të oligarkëve disa deputetë, ish ministra dhe drejtorë.

Prapaskena mëson se Gela është kujdesur për mobliet, duke përzgjedhur mobilje artizanale, të punuara me dorë, me dru antik, me cilësi të lartë dhe me kosto sheikësh.

Prapaskena do të japë në vijim detaje të tjera, se ku janë porositur mobiliet, sa kanë kushtuar etj., ndërsa fton BKH-në që të bëjë një verifkim tek pallati i korrupsionit para se sekretarja t’i zëndësojë mobiljet përrallore me mobilje nga shtëpia e ofertave.

Gela nuk ka deklaruar asnjë shpenzim në ILDKPKI për arredimin këtij apartmanti, vlera e të cilit shkon mbi 700 mijë euro, gjithnjë pa llogaritur pikturat dhe aksesorët.

Zonja nuk ka asnjë ndryshim nga Arben Ahmetajt sa i takon pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurive, ku tre kompani dhe një restorant (Palesté Restaurant And Beach Bar kamufluar në niptin L81905507V, që i përket bashkëshortit të Gelardina Prodanit, si person fizik), i ka kamufluar në emër të babait dhe bashkëshortit në Palasë.

Prapaskena po i jep indicie të mjaftueshme SPAK-ut për të nisur një hetim kryesisht për korrupsionin dhe pasuritë e fshehura të Gelardina Prodanit, e cila ka finalizuar afera me kosto qindra milionë euro me Arben Ahmetajn dhe Ogerta Manastirliun, kryesisht me privatizime dhe koncensione korruptive.

Geraldina Prodani është një ‘lubi’ në piramidën e administratës publike. Ajo ka shpëtuar deri më tani duke u fshehur pas ministrave që i ka përcjellë, ndërkohë që asnjë aferë në tre ministri nuk ka kaluar pa firmën e saj si sekretare e përgjithshme.

Gela i ka mbijtuar për 10 vite të gjitha lëvizjeve dhe luftërave të brendshme për para dhe pushtet, çka tregon për lidhje të forta klienteliste dhe klanore, por një verifikim i thjeshtë i pasurisë së familjarëve të saj, përfshirë babain pensionist që luan domino, do të kishte të njëjtin fat si Arben Ahmetaj.

Tentakulat në administratë të Gelardina Prodanit

1. Ish anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Portit Detar Vlorë

2. Ish anëtare e bordit të AMSHC-së

3.Trajniere në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike

4. Drejtore e Shqipërisë nga Banka e Detit të Zi

5. Ish anëtare e Bordit Drejtues te Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

6. Ish anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Agjencisë së Trajtimit të Kredive.

7. Pjesë e vlerësimit të ofertave të licencave tek AKEP

8. Ish anëtare e këshillit administrativ të Fastip.

9. Ish anëtare e Këshillit të Teatrit eksperimental Spahivogli

10. Ish anëtare e Komitetit të Menaxhimit të Financave Pyblike

11. Ish pjesë e Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor

12. Ish anëtare Këshillit Administrativ të Universitetit të Durrësit

13. Ish anëtare e Bordit të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive.

14. Ish anëtare d Këshillit Administrativ të ISKSH-së.

15. Ish anëtare e Bordit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve.

16. Ish pedagoge në universitetin e Henri Çilit

17. Ish pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik.

18. Ish anëtare e bordit të fondacionit “Besa”

19. Ish anëtare d bordit të Autoritetit të Shëndetit Rajonal.

20. Ish anëtare e Grupit Ndërministror të Decentralizimit.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *