“Meta nuk më shkruajti asnjëherë letër dashurie, por..”-Kryemadhi flet shume për lidhjen me Metën

Monika Kryemadhi ka publikuar një shkrim të gjatë dhe falenderues në Facebook për të gjitha ata që e uruan për ditëlindje.

Kryemadhi festoi ditën e djeshme 50-vjetorin e lindjes. bashkëshortin e saj Ilir Meta, deputetja shpreh mirënjohje për familjen e saj, ndërsa thotë se një gjysmë shekulli i ri fillon tashmë për atë.

“Prandaj edhe një herë faleminderit nga zemra ime të gjithë juve që keni ndërtuar mozaikun e jetës sime, duke më dhuruar dashuri, dhimbje, zhgënjim, sepse në fund të fundit unë jam Monika Kryemadhi një gladiatore mbi taka, si të gjitha gratë”, shkruan Kryemadhi ndër të tjera.

Postimi i plotë i Kryemadhit:

Faleminderit fëmijëve të mi që edhe pse të rritur në botën e teknologjisë më uruan ditëlindjen me nga një letër të shkruajtur me shkrim dore ku radhitën fjalë zemre për nënen e tyre dhe kjo më emocionoi, duke menduar që Ilir Meta nuk më shkruajti asnjë herë letër dashurie, sepse dashuria e tij ishte prezenca e tij në jetën time në këto 30 vjet. Sa shumë falenderime kam për të gjithë ju miqtë e mi që gjetët kohën dhe shkruajtët letra mesazhe foto emoji për mua në këte ditë të veçantë. Në fakt mamaja më thotë që ke lindur në 21:20 të darkës dhe nuk e kuptoj pse të vijnë për të të surprizuar në 12 të natës në shtëpi?!

Dhe unë i them më pëlqen kjo gjë, sepse është bukur, është vërtetë bukur kur rrethohesh me dashurinë e fëmijëve e njerëzve që të duan dhe i do, por kësaj buqete i shtohet edhe ajo dashuri diku e dukshme diku e padukshme e miqve të tu që janë afër teje dhe nuk e bërtasin dashurinë vetëm kur ti je mirë dhe i sukseshëm apo i pushtetshëm, por janë aty gjithmonë edhe kur dhimbja bashkohet me urrejtjen dhe zhgënjimin. Ata janë aty me ty edhe pse e dinë qe ti Monika Kryemadhi je 50 vjeç dhe ke sot prioritete të tjera.

Një gjysmë shekulli i ri fillon nga sot për mua, gjysmë shekullin e parë e kalova me ndërtimin e një familjeje të mrekullueshme ( mos ta marrim sysh) jam krenare për fëmijet e mi sepse janë të përsosur në origjinalitetin e tyre dhe do ti motivoj të jenë vetvetja, të mos bëjnë kompromise me vlerat dhe parimet e tyre sepse njeriu edhe kur rrëzohet, duhet të rrëzohet me dinjitet, të ringrihet me dinjitet, të humbasë dhe të fitojë me dinjitet. Kjo ka qenë ajo që kam besuar dhe besoj.

Njeriu, aq më shumë gratë në Shqipëri këtë luftë e kanë edhe më të fortë sepse në kushtet e sotme, dinjiteti dhe parimet janë bërë të vështira ti ruash, për shkak të një realiteti virtual të rremë . Megjithatë sot e ndjej veten një gladiatore, një galdiatore në taka ashtu siç më ka përkufizuar një mikja ime. Qesha kur ma tha këtë gjë, por e besova sot kur me mijra mesazhe vinin nga e gjithë bota ku mijra të rinj që nga 1991, shokët dhe shoqet e mia të themelimit të FRESSH e deri tek të rinjtë e LRI që janë sot kudo në botë.

Disa si shkenctarë, disa mjekë, disa si profesorë, inxhinierë, ekonomistë por edhe emigrantë ilegale të cilët më kujtuan betejat tona për çdo gjë që ne besonim. Sa shumë ngjarje në jeten time në këto 50 vjet. Është akoma shpejt për libër edhe pse jeta ime si politike edhe shoqërore ka qenë libër i hapur për te gjithë, por jam e bindur se do të ketë ende vend në të për të shkruar aty shumë ngjarje të reja të bukura, lot gëzimi force buzëqeshje pse jo edhe të bërtitura revolte nga padrejtësia që të rrethon.

Por e rëndësishme është moto: lufto qëndro për familjen tënde dhe injoro atë që nuk të vlerëson dhe të shpërdoron. Prandaj edhe një herë faleminderit nga zemra ime të gjithë juve që keni ndërtuar mozaikun e jetës sime, duke më dhuruar dashuri, dhimbje, zhgënjim, sepse në fund të fundit unë jam Monika Kryemadhi një gladiatore mbi taka, si të gjitha gratë.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *