Mesazhi i Berishës: Edhe unë mund të kem fatin Navalny

Sali Berisha, non grata nga SHBA dhe nën masë arresti si i korruptuar, ka komentuar vdekjen e dyshimtë të liderit të opozitës Ruse, Alexei Navalny.

Berisha e ka krahasuar veten me Navalny, i cili po lufton nga ballkoni me regjimin e Edi Ramës, ashtu si Navalny me regjimin e Putinit.

Edhe pse Berisha ka më shumë ngjashmëri me Putinin, pasi futi në burg liderin e opozitës Fatos Nanon dhe sot po lufton kundër SHBA-ve, Berisha kërkon t’i ngjajë Navalny.

“Të dashur miq, me keqardhje lexova lajmin e papritur të vdekjes së liderit opozitar, Navalny, zërit me te fuqishëm kritik dhe më guximtar kundër Vladimir Putinit dhe regjimit të tij autoritar. Pasi e helmoi me Novichok në vitin 2020 dhe e burgosi, pas kthimit të tij nga Gjermania ku i shpëtuan jetën Alexei Navalny njohu izolime të gjata dhe trajtime çnjerëzore nga regjimi i Putinit i cili nuk toleron dot kundershtarët politik, dhe deri mënyrën ta eleminojë për të shpëtuar prej tij.

Vdekja e tij e parakohshme dhe e paralajmëruar rrugëtimi i tij i vështirë, burgosja dhe denigrimi çnjerëzor, tregon fytyrën e vërtetë dhe rrezikun që mbartin regjimet dhe liderat autoritarë si Vladimir Putin, por mbi të gjitha tregojnë vlerat e paçmueshme të luftëtarëve të lirisë. Alexei Navalny ishte i tillë, një luftëtar lirie, një kolos i cili nuk u përkul kurrë, në asnjë moment, nuk bëri kompromis dhe i qëndroi besnik të vërtetës, deri në frymën e fundit.

Le të jetë kjo një këmbanë alarmi për potencialin e së keqes që liderat e ngjashëm me Putinin në Ballkan, Europë dhe në botë kanë në thelb. Ngushëllimet e mija shkojnë për familjen e Alexei Navalny, të afërmit e tij dhe duke dënuar me forcën më të madhe të gjitha qëndrimet çnjerëzore të Putinit ndaj tij, ju bëjë thirrje të gjitha instancave të OKB dhe institucioneve nderkombëtare që të hetojnë lidhur me shkaqet që çuan drejt vdekjes së tij dhe të ndëshkojnë autorët dhe sponsorizuesit e vdekjes së tij misterioze”.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *