Merr fund kokëfortësia e gjyshes, dorëzon nipin 3-vjeçar pas denoncimit të nënës

Ka marrë fund kokëfortësia e gjyshes së 3-vjeçarit, i cili rezultonte i zhdukur prej disa ditësh.
Zonja Gjuni e kishte mbajtur të fshehur nipin e saj, por kjo gjë tashmë ka marrë fund, pasi ajo e ka dorëzuar vogëlushin në polici.

Burimet për gazetaren Anila Hoxha bëjnë të ditur se dorëzimi ka ndodhur ditën e sotme.3-vjeçari prej ditësh rezultonte i humbur në Durrës, gjë që detyroi mamanë e të miturit të bënte denoncimin në polici, duke akuzuar gjyshërit se se kishin marrë. Kjo akuzë erdhi pasi vogëlushi Amar është marrë nga gjyshërit në takimin e përjavshëm të shtunën, por nuk është kthyer më.

Nëna bëri apel mes lotësh që vjehërrit t’ia kthejnë djalin, pasi sipas saj e kanë ata. Pas denoncimit të gruas, policia ka arrestuar gjyshin e fëmijës, Rexhep Gjuni, dhe kunatin e tij, vëllai i gjyshes. Ndërkohë që prej asaj dite gjyshja ishte në kërkim nga autoritetet.

Ille Gjuni 22 vjeçe e ka fëmijë të vetëm, djalin 3 vjeç. Ajo deklaroi se pas vdekjes së të shoqit në aksident e dërgonte djalin te gjyshërit, por pas vizitës të gjyshërit nuk e kthyen më te e ëma.

Ndërkohë një ditë më parë gazetarja Anila Hoxha në një shkrim të bërë, bazuar në dosjen e kësaj çështjeje, tregonte detajet se çfarë fshihej pas kësaj familjeje.

Në të zbulohej se gjyshi i 3-vjeçarit, në polici ka deklaruar se nipi i bën të mos ndjejë mungesën e djalit të vdekur (babai vogëlushit). Më pas tregohen disa nga detajet të cilat e kanë shtyrë policinë të dyshojë se djali po fshihet nga familjarët e burrit të ndjerë të 22-vjeçares.

“Amar do kthehet në krahët e të ëmës. Do mbështillet nga përqafimi i saj. Tek e fundit, kudo që të jenë gjyshërit e tij, aty do jetë dhe dashuria e tyre për Amar”, kjo ishte fjalia me të cilën gazetarja Hoxha ka mbyllur shkrimin e saj.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *