Letrat / ‘Rublat ruse’ Arlinda Muja e Kredo dhe Akan Ajdini i Iute grup kriminal me dyshen Ibro-Meskuti. A do t’i ‘krehë’ SPAK-u?

Një ditë pasi Prokuroria e Tiranës goditi bandën Meskuti-Ibro të mikrokredive, reagoi Shoqata Mikrofinanca Shqiptare, duke u distancuar nga shoqëritë e mbledhjes së kredive (MCA, ADCA, Final, Zig, FLASH etj.), të cilat operojnë nëpërmjet praktikave jo-ligjore, jo-etike dhe korruptive.

“Shoqata Mikrofinanca Shqiptare dhe Anëtarët e saj i binden Kodit të Sjelljes dhe të Praktikave të Mira, miratuar me Vendim të posacëm të Asamblesë së Anëtarëve, dhe në këtë kuadër nuk adoptojnë dhe as ndjekin praktika të paligjshme apo jo-etike në veprimtarinë e tyre“, thuhet në njoftim.

Pjesë e Shoqata Mikrofinanca Shqiptare janë Kredo.al, Iute Credit, Fed Invest, Fondi Besa, Noa, Agrokredit etj., pra i gjithë karteli i mikrokredive, i kontrolluar pjesërisht nga oligarkë rusë pranë Vladimir Putinit, të cilë rrjepin shqiptarët me kredi deri në 800 %, përmes skemave joshëse dhe mashtruese. Kush nuk paguan kalon si kredi e keqe te karteli MCA, ku për 70 euro që mund të ketë mbetur borxh, paguan 14 mijë euro dhe i tjetërsohen pasuritë.

Kryetarja e shoqatës është Arlinda Muja, e cila është njëkohësisht aksionere dhe drejtore e Përgjithshme e Kredo Finance, një piramidë financiare e kontrolluar nga oligarku rus Oleg Boyko, i sanksionuar nga SHBA Australia, Kanadaja dhe Ukraina si pjesë e rrethit të besuar të Putinit.

Arlinda Muja është edhe aksionere me 3 % te Kredo Finance, që ndryshon herë pas here emrin për të humbur gjurmët si keqbërësit.

Kredo Financë, e njohur me emrat Kredo.al, ECFA dhe Mondo Financë, i ka shitur mijëra kredi bandës MCA-ADCA të Olsi Ibros dhe Arben Meskutit. Janë shqiptarë të varfër që kanë marrë para me interesa të larta te Kredo ose kanë blerë një sobë, lavatriçe apo ndonjë telefon.

Iute Credit është gjithashtu pjesë e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare. Edhe pas Iute Credit qëndron oligarku rus i listës së zezë Oleg Boyko, përmes disa tentakulave në Letoni, duke përdorur si maskë Aigars Kesenfelds.

Si administrator ka caktuar Akan Ajdinin. Oligarku rus kontrollonte edhe Final, të cilën më pas ia shiti Arben Meskutit, i arrestuar disa ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Tiranës si pjesë e bandës së mikrokredive.

Ndërkaq, portali Kapital.al, ka publikuar një dokument, sipas të cilit në datën 14 maj 2021, Iute Credit Albania, një nga anëtarët kryesore të shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, nënshkroi një marrëveshje kuadër me kompaninë Micro Credit Albania. Përmes kësaj marrëveshje Iute i shiti MCA-së 56.2 milionë lekë kredi të këqija me një çmim total prej 7.2 milionë lekë ose sa 12.8 për qind e vlerës së kredisë. Pjesë e marrëeshjes është edhe lista me 396 qytetarët, kreditë e këqija të të cilëve u kaluan nga Iute tek MCA-ja e bandës Ibro-Meskuti.

Këto fakte tregojnë se Kredo.al, Iute, MCA, ADCA, Final, Aigars Kesenfelds, Oleg Boyko, Arlinda Muja, Akan Ajdini, çiftet Olsi Ibro – Elda Ibro dhe Arben Meskuti – Entela Çuberi janë e njëjta bandë, e cila ka vepruar nën mbikqyrjen e Bankës së Shqipërisë, duke zhvatur mijëra shqiptarë. Dhe SPAK duhet t’i hetojë si grup i strukturuar kriminal

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *