Legjenda e boksit Aziz Salihu i lënë në harresë/ Askujt nuk i intereson a jam gjallë, për meritat që ja kam dhënë këtij shteti meritoj një kulm mbi kokë

Legjenda e boksit, Aziz Salihu, është i revoltuar për faktin se tash e një kohë, sipas tij, e kanë harruar që është gjallë.

Salihu tha se ka shumë telashe, në radhë të parë është pa kulm mbi kokë dhe jeton me qira, sipas tij paguan 300 euro në muaj.

Sportisti i Shekullit dhe fituesi i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, tha se e meriton një banesë nga shteti për meritat që ka dhe të ketë një anëtar të familjes në punë.

“Nuk e di pse janë kundër meje. Krejt jetën ia kam kushtuar sportit. Kam qenë në Evropë e botë dhe kam bërë çmos për këtë shtet.

Kam vrapuar për sportin tonë në Afrikë e Amerikë dhe në vendet të ndryshme të Evropës. Askujt nuk po intereson a jam gjallë.

Shumë keq, nuk e meritoj këtë si sportist më i mirë i Shekullit, dhe askujt nuk intereson për Aziz Salihun”, – thotë Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”. Salihu kërkon banesë sepse e konsideron se i takon sipas meritave.

“Kam vrapuar shumë pas sportit, gjithë regjimi serbë me kanë ndjekur.

Është gjynah që unë nuk kam banesë, si krejt bota që i ndihmojnë me banesë sportistët e merituar. Kam mbetur rrugës me gjithë familje. Krejt botën e Evropën me kanë dashur, me kanë respektuar, diaspora më do”, është ankuar Salihu.

“Kam qenë në Amerikë dhe ma morën fitoren në Lojërat Olimpike, e kam rrahur rusin dhe e kam mundur me 4:1 por edhe aty ma morën fitoren.
Kam pas probleme, sepse isha i shpejt e teknik.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *