Lajm i keq për vendin tonë/ Të merren masa URGJENT! E frikshme kjo që po ndodh, ja cfarë u zbulua..

Mosha mediane e popullsisë shqiptare në vitin 2022 ishte 38.2 vjeç, sipas INSTAT. Mosha mediane (mesorja) nënkupton që gjysma e popullsisë është më e re sesa 38.2 vjeç dhe gjysma tjetër më shumë.

Në krahasim me mesoren e Bashkimit Europian, Shqipëria vijon ende të mbetet një nga popullsitë më të reja, (e gjashta) teksa mesorja e Bashkimit Europian, që ndan popullsinë në dy grupe ishte 44.4 vjeç në 1 janar 2022.

Por, Shqipëria po plaket me ritme më të shpejta sesa mesatarja e Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, mosha mesore është rritur me 2.5 vjet (mesatarisht me 0.25 vjet në vit) nga 41.9 vjet në 2012 për Bashkimin Europian, ndërsa për Shqipërinë me 5 vite, sa dyfishimi i BE-së.

Shtetet më të reja të Europës janë Kosova (30 vjeç për vitin 2020) dhe Turqia (32.8 vjeç, për vitin 2021).

Në dekadën e fundit, Shqipëria ka shënuar rritjen më të lartë të moshës mediane nga të gjitha shtetet e tjera të Europës. I dyti pas nesh është Maqedonia e Veriut, që është plakur me 4.7 vite dhe Portugalia, me 4.7 vite.

Në vitin 1994, kur Eurostat raporton të dhënën e parë për Shqipërinë, gjysma e popullsisë ishte nën 27.6 vjeç ndërsa për Bashkimin Europian (të atëhershëm) mosha mesore ishte 38.7 vjeç, me një diferencë prej 11.1 vitesh.

Për shkak të ritmeve të larta të emigracionit, plakjes graduale të popullsisë dhe ndryshimit të stilit të jetesës që çoi në rënien e numrit të lindjeve për një grua, nivelit të ulët të zhvillimit ekonomik (Shqipëria mbetet ndër më të varfrat në Europë, me 32% të ardhurave të mesores europiane) Shqipëria po plaket shumë më shpejt dhe diferenca është ngushtuar në 6.2 vjet në 2022-n.

Italia është shteti më i plakur i Europës

Sipas Eurostat, më 1 janar 2022, mosha mesore e popullsisë së BE-së arriti në 44.4 vjeç, 0.3 vjet më shumë se në vitin 2021. Ky tregues është rritur me 2.5 vjet (mesatarisht me 0.25 vjet në vit) nga 41.9 vjet në 2012. Kjo do të thotë se gjysma e Popullsia e BE-së ishte më e vjetër se 44.4 vjeç, ndërsa gjysma tjetër ishte më e re.

Në të gjithë vendet e BE-së, mosha mesore varionte nga 38.3 vjeç në Qipro, 38.8 në Irlandë dhe 39.7 në Luksemburg deri në 48.0 vjeç në Itali, 46.8 në Portugali dhe 46.1 në Greqi. Në total, 18 vende të BE-së ishin nën moshën mesore të BE-së.

Midis 2012 dhe 2022, ky tregues u rrit në të gjithë anëtarët e BE-së, përveç Suedisë, ku u ul (nga 40.8 vjet në 2012 në 40.7 vjet në 2022). Në Maltë, nuk kishte asnjë ndryshim në moshën mesore midis 2012 dhe 2022, duke mbetur në 40.4 vjet. Në pesë vende të BE-së, mosha mesore e popullsisë u rrit me 4 vjet ose më shumë. Mosha mesore në Portugali u rrit më së shumti midis vendeve të BE-së (+4,7 vjeç), e ndjekur nga Spanja (+4,3), Greqia dhe Sllovakia (të dyja +4,1) dhe Italia (+4,0)./ Monitor

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *