“Kush vjedh shtetin, dëmin do ta paguajë vetë”/ Projektligji i ri në Kuvend…

Faturë përgjegjësie”. Kështu e quan deputeti i opozitës, Bujar Leskaj një nismë ligjore të depozituar në Kuvend, ku parashikohet që ashtu si në një biznes privat ku punonjësi duhet të kompensojë dëmin që shkakton me dashje, ashtu edhe në “ndërmarrjen e madhe” të shtetit, zyrtarët duhet të paguajnë nga xhepi i tyre gabimet që i kushtojnë para qytetarëve.

Nisma ligjore të titulluar “Për Përgjegjësinë Financiare të Punonjësve Publikë” synon të rregullojë këtë marrëdhënie midis institucioneve dhe punonjësve të tyre, duke përcaktuar procedura të qarta për dëmshpërblimin e dëmeve të shkaktuara ndaj pasurisë publike gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas relacioni, nevoja për këtë ligj vjen si pasojë e një situate shqetësuese ku dëmet e konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) janë mjaft të larta, por arkëtimi i tyre mbetet i vështirë. Leskaj, që dikur ka drejtuar KLSH-në, thotë se vetëm për vitin 2019, ky institucion ka raportuar shkelje me dëm rreth 300 milionë euro. Synimi kryesor është mbrojtja e burimeve publike nga përdorimi abuziv, korrupsioni dhe rritja e efektivitetit në përdorimin e tyre.

Projektligji klasifikon disa lloje të përgjegjësisë financiare:

• Përgjegjësia e plotë: Aplikohet kur dëmi shkaktohet me dashje, si pasojë e një vepre penale, ose kur punonjësi është në gjendje të dehur.

• Përgjegjësia e kufizuar: Kur punonjësi ka bërë përpjekje për të zvogëluar pasojat e dëmit.

• Përgjegjësia e përbashkët: Për anëtarët e organeve kolegjiale që votojnë pro një vendimi që sjell dëm pasuror.

• Përgjegjësia e rënduar: Për humbjen e aktiveve me karakter sensitiv, si armatimet, municionet apo materialet luftarake.

Ky ligj nëse do të miratohet, do të shtrihet mbi të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme, ndërmarrjet shtetërore dhe shoqëritë tregtare ku shteti zotëron mbi 50% të aksioneve. Një pikë e rëndësishme është se nga ky ligj përjashtohen gjyqtarët dhe prokurorët për vendimmarrjet e tyre gjatë ushtrimit të funksioneve kushtetuese.

Procedura e përcaktimit të dëmit sipas propozimit të Leskajt, do të përfshijë një seancë dëgjimore ku punonjësit i garantohet e drejta për t’u informuar, për të paraqitur prova dhe për t’u mbrojtur me avokat. Vlerësimi i dëmit do të bëhet me çmimet aktuale të tregut, dhe shlyerja mund të realizohet edhe përmes ndalesave në pagë, të cilat nuk mund të kalojnë 25% deri në 35% të pagës mujore.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *