Kush ka te drejte të aplikojë për subvencionim të rrymës? Tregon ministri Murati

Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se deri më tani, janë mbi 45 mijë familje që kanë aplikuar për subvencionim të faturave të energjisë elektrike.

Ndërsa ka thënë se ka ende kohë për të aplikuar. Ministri Murati po ashtu ka dhënë sqarime lidhur me atë se kush duhet të aplikojë. Postimi i plotë i Muratit:

Deri më tani, janë bërë mbi 45 mijë familje që kanë aplikuar për subvencionim të faturave të energjisë elektrike. Ka ende kohë për të aplikuar, andaj shfrytëzojeni këtë mundësi. Aplikimet për grupin e parë mbyllen të dielën, me 1 tetor 2023.

Kush duhet të aplikojë?

Të gjitha familjet që kanë të ardhura më pak se 150 euro/muaj për një anëtar.

Pra nëse familja është me 2 persona, duhet të keni të ardhura më pak se 300 euro/muaj, për 3 persona më pak se 450 euro/muaj, për 4 persona më pak se 600 euro/muaj, e kështu me radhë.

Familjet në asistencë sociale a duhet të aplikojnë?

Po. Të gjitha familjet që janë përfitues të skemave sociale e pensionale, inkurajohen të aplikojnë. Përderisa familja ka më pak të ardhura mujore sesa pragu prej 150 euro/muaj për anëtar, atëherë ju kualifikoheni për subvencionim të energjisë elektrike.

Familja jeton me qira, dhe njehsori elektrik është në emër të pronarit, a mund të përfitojmë nga subvencioni?

Po. Vetëm sigurohuni që tek pyetja “A jetoni me qira”, të zgjedhni opsionin “Po”, të plotësoni fushat e nevojshme, si dhe tek pjesa për Njehsorin Elektrik, të shënoni të dhënat e njehsorit, ashtu që të përputhen me të dhënat e personit që është pronar i banesës/shtëpisë.

Si familje kemi të ardhura, mirëpo një pjesë e konsiderueshme shkon për të paguar qiranë e shtëpisë/banesës ku jetojmë. A kualifikohemi për subvencionim?

Nëse jetoni me qira, atëherë ju duhet të shënoni këtë në rubrikën përkatëse, dhe një pjesë e qirasë që paguani do të merret parasysh, në mënyrë ju të përfitoni më shumë nga subvencioni. Mirëpo sigurohuni që informatat të jenë të sakta, sepse ofrimi i informatave të pasakta do të rezultojë në refuzimin e aplikacionit tuaj.

Jam prind vetushqyes, pra përkujdesem vetëm unë për fëmijët, a ka ndonjë përfitim shtesë?

Nëse jeni prind vetushqyes, ose familje që ka anëtarë me aftësi të kufizuara, apo jetoni si pensionist i vetmuar vetëm ose me bashkëshortin/-en, atëherë ju mund të përfitoni subvencionim shtesë.

Prindërit vetushqyes dhe pensionistët e vetmuar, duhet të zgjedhin kategorinë përkatëse gjatë aplikimit.

urse familjet që kanë anëtarë me aftësi të kufizuara, mjafton të aplikojnë në kategorinë si familje e cënueshme, dhe verifikimet tjera i bëjmë ne me databazat që kemi për pensionet për aftësi të kufizuara.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *