Kush janë dy ferizajasit që u arrestuan për ‘spijunazh’ me Serbinë dhe sa vite burg mund t’i “hajnë”

Dy persona nga komuna e Ferizajt janë arrestuar të mërkurën nën dyshimet për veprën penale “spiunazh”. Prokuroria Speciale ka ndaluar persona për 48 orë. Në anë tjetër, për rastin kanë folur edhe ekspert të sigurisë, teksa në media janë raportuar edhe “detyrat” që kanë pasur ata nga ana e BIA-s serbe. Çka dihet?

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë arrestuar të mërkurën në Ferizaj pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me shërbimin sekret serb (BIA).

Sipas Prokurorisë Speciale të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe dyshohet për spiunazh.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi””

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi Kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ndaj të dyshuarve ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve do të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.” – thuhej në njoftimin e Prokurorisë.

Në anë tjetër, mediat kanë raportuar se se njëri nga të arrestuar është bashkëpunëtor i BIA-s serbe që nga vitet e 90-ta.

“I njëjti, sipas këtyre burimeve kishte si detyrë të mblidhte informata dhe të trillonte me qëllim të njollosjes së imazhit të Kosovës duke ndërtuar narracione të njëjta me Serbinë edhe në kontekstin e ndryshimit të fakteve historike.” – raportoi RTK.

Të dyshuarit, sipas mediumit, janë përcjellur që disa vite nga institucionet e sigurisë dhe të njëjtit, i kanë raportuar një zyrtari të shërbimit secret serb i quajtur Sërgjan Rosiq.

“Srdan Rosiq gjatë viteve ’90-ta ka jetuar në Ferizaj derisa ishte i angazhuar si oficer në shërbimin sekret serb. Emri i tij është përmendur edhe në rastin e gjykimit ndaj kryekriminelit serb Slobodan Millosheviq në Tribunalin Ndërkombëtar të krimeve të luftës në Hagë.” – raportohet tutje.

Ndërkaq të dyshuarit kanë tentuar ta diskreditojnë luftën e UÇK-së.

Madje, sipas medias në fjalë, Shabani ka tentuar ndryshimin e të vërtetës edhe për Masakrën e Reçakut, duke provuar shtrembërimin e së vërtetës.

Për këtë rast kanë reaguar edhe ish-anëtarë të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani, ka thënë se arrestimi i dy spiunëve shqiptarë në Ferizaj nuk ka qenë diçka e papritur. Kjo sepse, sipas tij, “ka shumë spiuna në Kosovë” dhe se “gjithmonë do të ketë”.

Ndërsa, ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, Serbia investon 40 milionë euro në vit në operacione për ta destabilizuar Kosovën.

Sipas tij, qëllimi i këtyre operacioneve është arritja e qëllimeve destabilizuese dhe kryengritja e serbëve.

“40 milionë në vit janë pare e madhe për një shtet siç është Serbi me investu në Kosovë në operacione. Qëllimi i shërbimeve serbe është mbajtja e Kosovës jostabile, destabilizimi dhe arritja e asaj që dështoi në Banjska që është kryengritja e serbeve të Kosovës”, ka thënë Ramadani.

JOQ shkruan se Agjencia e Sigurisë Informative në Serbi e njohur si BIA, ka reaguar pas arrestimit të dy agjentëve të agjencisë së tyre në Kosovë.

Sipas reagimit të BIA-s lajmet për arrestimin e agjentëve të tyre janë të rreme.

“Agjencia për Siguri dhe Informim mohon me vendosmëri të gjitha përpjekjet për përhapjen e lajmeve të rreme nga institucionet shqiptare në Kosovë, se dy persona me iniciale B.Š. dhe M.Ć. të cilët janë arrestuar sot në Ferizaj për akuzën e kryerjes së veprës penale të spiunazhit në çfarëdo marrëdhënie bashkëpunimi me Agjencinë”, thuhet në komunikatën e Agjencisë për Siguri dhe Informacion.

Lidhur me arrestimin e dy qytetarëve kosovarë ka njoftuar edhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, duke njoftuar se të arrestuarit dyshohen për spiunazh.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *