Kush ishin dashnoret e Enver Hoxhës dhe dyshimet për prirjet s*ksuale

Deklasifikimi i një numri dokumentesh sekrete të CIA-s kohët e fundit, sjell në përmasa më reale figurën e Enver Hoxhës.

Sipas dokumenteve të CIA-s, kur Hoxha ishte profesor në Liceun e Korçës, kishte të dashur një nga vajzat më të bukura të asaj kohe, të quajtur Tanca Mishu.

Po kështu në dokument shkruhet se Hoxha nuk u është ndarë fustaneve të femrave edhe gjatë luftës.

Të dhënat e para janë marrë nga CIA në Greqi, prej një shqiptari të arratisur, Aleko Bimbli, një qytetar nga Korça, ish- nxënës në kohën kur Hoxha jepte mësim në Liceun e Korçës.

Ai me cilësinë e atasheut të shtypit pranë Legatës Shqiptare në Beograd, e kishte shoqëruar Hoxhën gjatë vizitës në Jugosllavi.

Nuk dihet se në çfarë rrethanash Aleko është arratisur.

Informacioni më i hershëm i CIA-s për jetën seksuale të Hoxhës mban datën 21 maj 1951.

Ai është pjesë e një kartele me 24 faqe.

Të dhënat më të hershme janë të vitit 1943, ndërsa më të vjetrat të vitit 1957.

Në këtë kartelë Hoxha identifikohet me cilësimin “SUBJEKTI”.

Në faqen 12 të tij shkruhet tekstualisht se “Liri Kondi dhe Milka Frashëri janë të dashurat me influencë të Subjektit”.

Aleko i përshkruan kështu Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun: “Tek-tuk në shtypin e lirë figuron gjykimi se Enveri nuk është njeri me puls, se ka një karakter tepër të butë e që pëson ndikimin e ndonjë tjetri. Nuk pajtohem me këtë opinion. Edhe puls ka, edhe karakter ka. Pa asnjë dyshim, Mehmeti është më i egër, temperamenti i tij, më i spikatur. Merita këto të domosdoshme këto për një udhëheqës në një regjim totalitar. Mirëpo këtu nuk duhet harruar fakti se krahas këtyre meritave, Mehmeti ka edhe të meta të mëdha; është kapriçoz, i rrëmbyer dhe ka nevojë kurdoherë për ndokënd që ta përmbajë. Aq më tepër sepse dëshirat e tij i merr për realitete, sepse udhëhiqet nga pasionet personale, sepse rrëmbehet nga sukseset e çastit. Ndryshe nga Mehmeti, Enveri është më politik, më tepër diplomat, më realist”.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Panorama, Bimbli shprehet se në Greqi ka dëgjuar se Hoxha është edhe pederast, por vetë qëndron asnjanës ndaj këtyre fjalëve.

“Këtu në Greqi kam dëgjuar se është edhe pederast. Sa kohë isha në Shqipëri, nuk më kishte zënë veshi një gjë të tillë. Përcaktojnë madje se H. Samarxhiu, një tregtar lëkurësh i emigruar që nga 1943 në Greqi, në gjendje të mirë ekonomike, tani në Selanik, e ka pasur dylber të tij. Natyrisht, personalisht as mund ta përgënjeshtroj, as mund ta vërtetoj këtë akuzë”, shkruan ai.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *