Kurti dikur thoshte se i mjaftonin vetëm 5 këshilltarë, tash i ka 38

Afro 100 është numri i zyrtarëve që këshillojnë e ndihmojnë kryeministrin Albin Kurti e tre zëvendësit e tij. Kurti që vetë ka qenë kritikues i drejtuesve të mëhershëm të qeverisë për numrin e lartë të këshilltarëve, numëron 38 të tillë. Sipas ligjit, pagat e anëtarëve të kabinetit të Kurtit sillen nga 987 deri në 1155 euro, pa llogaritur këtu edhe përfitimet e tjera që gëzojnë, si mëditjet, shpenzimet e biletave, reprezentacionit, e të tjera. Qeveria Haradinja të cilën e kritikonte Kurti numëronte 35 këshilltar.

Para se të bëhej kryeministër, Albin Kurti vlerësonte se pesë këshilltarë do të ishin të mjaftueshëm.

“Nuk kanë çfarë më duhen as 35 këshilltarë, jo naj pretencioziteti intelektual timin por nashta 5 këshilltarë më mjaftojnë. 35 janë si mos të jenë asnjë, ose tregojnë një farë paaftësie fundamentale të vetë kryeministrit…”, kishte deklaruar ai në shtator të vitit 2019.

Por, në mes të mandatit si kreu i Qeverisë, Kurti numëron 38 këshilltarë.

Prej tyre, 18 janë këshilltarë politikë, 10 nëpunës e 10 të jashtëm, të cilët nuk paguhen nga buxheti i shtetit.

Emërimi i stafit të kryeministrit është e përcaktuar me rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive.

Sipas nenit 23 të kësaj rregulloreje, “kryeministri mund të emërojë deri në 15 këshilltarë politikë”.

Por, në rregullore theksohet edhe mundësia që kryeministri ka të emërojë deri në 9 këshilltarë nga secili prej komuniteteve.

Nga Zyra e Kryeministrit, është sqaruar se në mesin e 18 këshilltarëve që numëron Kurti, katër janë nga komunitetet, derisa Andin Hoti, ndonëse renditet në listën e këshilltarëve, është kryetar i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur.

Sipas Ligjit të Pagave, këshilltarët në Zyrën e Kryeministrit kanë koeficientin nga 12.4 më i larti deri në 4.7.

Rrjedhimisht, llogaritur me vlerën e tij prej 105 eurosh i bie që pagat e anëtarëve të kabinetit të Kurtit sillen nga 493 euro deri në 1302 euro, pa llogaritur këtu edhe përfitimet e tjera që gëzojnë, si mëditjet, shpenzimet të biletave, reprezentacionit, e të tjera.

Të drejtën për këshilltarë e nëpunës gëzojnë edhe zëvendësit e Kurtit.

Zv.kryeministri i parë Besnik Bislimi, në kabinetin e tij numëron 18 zyrtarë. Prej tyre 10 janë politikë, 2 të jashtëm e 6 nëpunës.

Tre zyrtarë më shumë se te zyra e Bislimit janë në atë të Donika Gërvallës, që është edhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Nga 21 sa janë gjithsej, 10 janë politikë, 1 këshilltar i jashtëm dhe 10 nëpunës.

Në numrin e përgjithshëm, nga të dhënat e ofruara nga Zyra e Gërvallës, përfshihen edhe katër zyrtarët që punojnë për dy zv.ministrat Liza Gashi e Kreshnik Ahmeti.

10 këshilltarë politikë, ka edhe zv.kryeministrja Emilja Rexhepi. Përveç tyre, në kabinetin e saj janë edhe 6 nëpunës e 1 këshilltarë i jashtëm.

Në bazë të rregullores, zv.kryeministrat kanë të drejtë të emërojnë 10 këshilltarë politikë, 5 të jashtëm e deri në 6 nëpunës. Po ashtu, secili prej tyre mund të emërojë edhe nga një këshilltar për komunitetet.

Për numër të lartë të këshilltarëve, edhe nga vetë Kurti, në vazhdimësi është kritikuar ish-kryeministri Ramush Haradinaj. /Koha.net

Related Posts

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

SHE WAS GIVEN WEEKS TO LIVE — THEN EVERYTHING CHANGED

Stories of dramatic health recoveries often capture widespread attention, especially when accompanied by striking before-and-after photographs. One widely shared image shows a woman who appears severely underweight…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *