“Kurrë s’kam dashuruar, madje as burrin…ja pse e mora”, TR*NDIT Parashqevi Simaku zbulon detajet int*me

Që shumë e kanë dashur, këtë mund ta themi me siguri, por ikona e muzikës shqiptare Parashqevi Simaku rrëfen për “Opinion” se “ajo nuk ka dashuruar asnjëherë në jetën e saj”.

-Si u ndjeve kur erdhe në Tiranë, kishte njerëz që të ngacmonin?

Parashqevi Simaku: Asnjëherë!

-Ke qenë komode në jetën tënde?
Parashqevi Simaku: Isha shumë e thjeshtë, asnjëherë nuk lyhesha, edhe kur shkova në shkollë. Vishesha shumë thjeshtë.

-Sa vjeç ishe kur re në dashuri?

Parashqevi Simaku: S’kam rënë kurrë në dashuri!

-Asnjëherë?! Në jetën tënde? As në gjimnaz, s’kishe ndonjë dashuri platonike?

Parashqevi Simaku: Jo! Kam pasur fatin që më kanë dashur…

Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, Parashqevi Simaku i kujton si tejet të bukura.

“Një mrekulli! Sikur ishte në parajsë.”
Në intervistë ekskluzive për gazetarin Blendi Fevziu, ikona e muzikës shqiptare, thotë se martesa me Robert Nofle e bëri të mos kishte më aq shumë interes për të “depërtuar” në Hollywood.

“S’kam lënë asnjë ditë pa provuar, u martova me Robertin shumë shpejt. Më iku ai interesi… Fillova të shkruaja këngë me Robertin. Në 1997-ën erdha në Shqipëri, këndova në festival.”
Për herë të fundit, në Shqipëri ka shkelur 21 vite më parë.

“Më ndërroi jetë babai, erdha me Robertin për ta përcjellë në 2004-ën. Babai im më thoshte, mos iu ndaj kismetit të parë. I thashë Robertit kërko dorën time për martesë tek babai im, që të martohemi. Ia kam premtuar babës e nanës i thashë, se jam vajzë e vetme. Babai im tha tani do vdes rehat, se qenka serioz…

Se thoshte kam merak se mos të lë në rrugë. Jam martuar me adetet e Kavajës, ndërsa Roberti u ul në gjunjë, më dha unazën e diamantit”, tregoi këngëtarja e madhe.

Ikona e shqiptare, Parashqevi Simaku, ka dhënë një rrëfim ekskluziv për gazetarin Blendi Fevziu, i cili ka udhëtuar deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë intervistë.

Tejet e kuruar e plot energji, Parashqevi Simaku rrëfeu për “Opinion” historinë e saj që nga hapat e parë në muzikë e deri te largimi jashtë vendit.
Herën e parë në skenë, mes emocionesh, e kujton kështu:

“Në fillim të dhjetorit 1981, më japin një duet me Hysni Zelën. Një javë para na vjen urdhri që nuk do bëhej festivali se Mehmet Shehu vrau veten.

Ishte një dramë e madhe, se ne në Kavajë nuk ishim politikanë. Ne vetëm Allahun njohim, kështu jam rritur. Dola, për fat të keq ose për fat të mirë, unë duhet të dubloja Irma Libohovën. Edhe publiku ishte pak i zymtë, me frikë. E duartrokitën këngën e Krajkës, ai ishte gjithmonë modern. Dola e dyta unë, këndova dhe më kthyen dy herë të përshëndetesha.

S’më njihnin fare! Xhaxhi Xhemali, byrazer i babës tim, nusja e tij Antigoneja nga Gjirokastra. Ajo ishte martuar me një fustan me lule dhe më dha fustanin e saj. Këpucët, më kanë çuar te garderoba e Operës e Baletit dhe kam veshur me gazeta këpucët llustrafinë të Edit Mihalit. Po ecja aty para se të më dilte emri.

Vjen Alida Hysku e më tha hë mi mos ki frikë se shumë mirë do dalësh. Unë po dridhesha, në atë kohë edhe Vaçe Zela dridhej, më tregonte Krajka. Irma e pyet Agim Krajkën, i thotë pse s’më the se ajo është këngëtare shumë mirë.”

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *