Kreshnik Spahiu: Të sulmosh Kadarenë ditën e varrimit, përtej çdo kodi fetar dhe zakoni shqiptar

Juristi Kreshnik Spahiu u ndal sot në ‘Studio Live’ teksa foli për Arbër Hitajn lidhur me funeralin dhe përcjelljen në banesën e fundit të shkrimtarit Ismail Kadaresë.

Spahiu pati një koment për sulmet që iu bënë Kadaresë edhe sot në funeralin e tij, duke u shprehur se kjo është përtej çdo kodi zakonor dhe fetar.

‘Funerali tregonte përmasat gjigande që kishte vepra e Kadaresë, tregonte absolutisht ndjenjën e fortë kombëtare në çdo cep të Shqipërisë etnike, në çdo cep ku jeton shqiptar. Edhe në ditën që ndërroi jetë arriti të bashkojë shqiptarët, figurat nga të gjitha trevat. Ajo që më ka bërë përshtypje. Nuk është funerali zyrtar por pjesëmarrja e qytetarëve të lirë. Në Tiranë janë parë në rrugë, qytetarë të ndryshëm të paorganizuar të cilët të pikëlluar donin të merrnin pjesë qoftë në afërsi qoftë në distancë në lamtumirën e fundit. Kjo është vlera e madhe, përtej kortezisë zyrtare, e cila është për tu vlerësuar. Ata që i bëjnë kritikë janë turpi antishqiptar edhe ditën e funeralit merren me detaje apo pjesëmarrësit.

Edhe në funeral edhe mafia i respekton kodet e heshtjes. Heshtin edhe fundi i shoqërisë. Ndjej keqardhje që nëpërmjet media në këtë ditë të shenjtë të hidhet baltë ndaj figurës së shekullit të fundit që ne kemi. Çfarë këto 48 orë kam lexuar një çmenduri e cila nuk mund të ndalej, nuk mund të rri pa thënë. Kush ajanë ata që sulmojnë Ismail Kadarenë. Duan partinë më shumë se Shqipërinë, më shumë kryetarin se kombin. Nën petkun e besimit fetar nuk kanë Zot, por shkelni çdo kod. Nuk lënë dot as të vdekurit të qetë, nuk njohin asnjë normë shoqërore.

Vjellin vrer ndaj figurave të kombit. E kanë ndjenjën e antishqiptarizmit në gen. Hedhin tymnajë ndaj një figure që është sulmuar nga të gjitha regjimet. Janë ata që në petkun e besimit fetar, por marrin misionin e Zotit për të bërë gjykim’, u shpreh Spahiu.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *