Korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, SPAK “godet” rëndë Berishën dhe familjen e tij

Zhvilime të rëndësishme janë njoftuar pasditen e së shtunës.
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, u vu në pranga me urdhër të SPAK. Ai ishte duke pritur bashkëshorten e tij, e cila po kthehej nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet që i komunikuan akuzat. Po ashtu për Malltezin është vendosur sekuestro për të gjitha pasuritë të tij.

Vetëm pak minuta më vonë u bë me dije se gjykata ka caktuar detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit edhe për liderin e opozitës, Sali Berisha, nën akuzën për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

Gjyqtarja e GJKKO-së që firmosi masën e sigurisë për Sali Berishën dhe arrestimin e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, mësohet se është Enkeleda Millonai, ndërsa masat e sigurisë janë kërkuar nga prokurori i SPAK, Arben Kraja.

Mbi Jamarbër Malltezin, rëndojnë akuza e korrupsionit, neni 260 bashkë me Berishën dhe neni 287 korrupsion në bashkëpunim me Fatmir Bektashin. Po ashtu i ndaluar. Ndërsa Fatmir Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv neni 245 dhe neni 287 në bashkëpunim me Malltezin.

Brenda pesë ditëve, siç thotë ligji do të bëhet verifikimi i masave të kërkuara nga SPAK e të vendosura nga gjykata. Ndërsa Malltezit i verifikohet brenda 72 orëve nga ekzekutimi, pasi ai është nën masën “arrest me burg”.

E vetmja dosje me të cilën lidhet emri i Malltezit dhe për të cilën është kallëzuar në SPAK është ajo e privatizimit të ish klubit sportiv “Partizani”.

Padia në SPAK për këtë dosje është çuar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit të Partisë Socialiste.

Malltezi në atë kohë u thirr nga SPAK dhe u mor në pyetje për këtë çështje ndërsa duket se Prokuroria e Posaçme ka gjetur provat e mjaftueshme për të arrestuar dhëndrin e ish-kryeministrit, që rezulton të jetë një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani.

Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, në qendër të Tiranës që në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë, më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë.

Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë ngritur 17 kulla.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *