Kjo është gruaja e avokatit që pagoi Nuredin Dumanin ta ekzekutonte! Shokët e tij e rrahën në mes të rrugës

Blerta Bengasi është gruaja e avokatit Alban Bengasi, i cili sipas rrëfimit të Nuredin Dumanit e kishte paguar këtë të fundit që ta rrihte. Madje, fillimisht i ka kërkuar t’i thyente ndonjë këmbë ose dorë e më pas ta vriste.

Sot, më datë 6 shtator 2023, Policia e Shtetit njoftoi prangosjen në Aeroportin e Rinasit të shtetasit Alban Bengasi, ish-bashkëshorti i Blerta Bengasit, pasi prej më shumë se një viti është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe SPAK e akuzon se ka porositur vrasjen e gruas.

I penduari i drejtësisë ka rrëfyer para prokurorëve të SPAK të gjithë detajet lidhur me këtë rast. Kolibri.al ju sjell fotot e Blerta Bengasit, pasi ajo ka përfunduar në spital sepse shokët e Dumanit e kishin rrahur në mes të rrugës.

“Në fund të vitit 2019 ose fillim të vitit 2020 mesa mbaj mend, më kërkon Festim Qoli por se mbaj mend me telefon ose me ndonjë person, takimin e kemi bërë tek shtëpia e Festimit. Kur kam shkuar tek shtëpia më ka kërkuar ndihmë për një mikun e vet. Ishte avokat, ky avokat ka qenë edhe avokati im…

Avokati është qeros, i gjatë i dobët me emrin Alban. E kam takuar dhe vetë mbrapa për këtë punë që më tha Festimi. Kam shkuar në darkë tek Festimi, pasi ndenjëm më kërkoi të rrihnim një femër kundrejt pagesës. Kjo femra jetonte në Tiranë tek Kodra e Diellit”, ka rrëfyer Nuredin Dumani.

Dëshmia e të penduarit të drejtësisë përputhet dhe me dhunimin e Blerta Bengasit. Ish-gruaja e avokatit ka denoncuar në Polici se në ditët e para të janarit 2020 është dhunuar me grushta nga një person në “Rrugën e Elbasanit”.

Edhe në dëshminë e tij, Nuredin Dumani thotë se në fillim të vitit 2020 avokati Alban Bengasi, ish-burri i Blerta Bengasit, i ka paguar që ta rrihnin. Siç shihet dhe nga pamjet gruaja ka përfunduar në spital sepse është rrahur nga persona të paidentifikuar.

Sipas rrëfimit të Nuredin Dumanit, i zbardhur nga dosja e SPAK, Blerta Bengasi është dhunuar nga Eljo Bitri dhe një person tjetër. Vetë Nuredin Dumani e ka ndjekur për disa ditë në zonën e Kodrës së Diellit dhe në “Rrugën e Elbasanit” dhe informacionet e detajuara jua ka dërguar shokëve të tij.

“Eljo mbasi mbaroi punën më ka shkruar mesazh dhe më pas kemi pirë kafe duke më thënë që e kreva atë punë. Më tregoi që i kishte rënë me grushta fytyrës derisa e kishte parë që kishte qenë duke i dalë gjak nga fytyra. Goditja ka ndodhur brenda në mjeti. Goditja ka ndodhur përballë byrektores”, ka thënë Nuredin Dumani.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *