“Kemi arritur nivelin rekord!”/ Kryeministri Rama tregon lajmin e mirë për rininë Shqiptare…

Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinj të punësuar nga programet e nxitjes së punësimit, ndërsa ka ndarë disa të dhëna për Shqipërisë sot dhe përparimin e madh që ka bërë me mbështetjen e dhënë për të rinjtë.

Rama flet me shifra për të rinjtë e punësuar nëpërmjet shërbimeve të punësimit të ngritura nga qeveria.

“Dua ta filloj me një fakt që nuk është i njohur. Shqipëria, sipas OECD, burim shumë serioz të dhënash dhe vëzhgimesh, është vendi që zë vendin e parë në rajon për shërbimet e punësimit dhe kjo është pozitive sepse flet qartë që puna që kemi bërë këto vite për të ndërtuar një skemë shërbimesh punësimi, na ka dhënë një rezultat inkurajues. 7 programe që funksionojnë sot për nxitjen e punësimit, që mbulojnë të gjitha kategoritë dhe që shkojnë nga praktikat profesionale te formimi në vendin e punës, nga vetëpunësimi te riintegrimi social. Një tjetër e dhënë që është mirë ta dinë të rinjtë, që është krejt normale që janë mosbesues e indiferentë, është që në vetëm 5 vitet e fundit 42 mijë të rinj janë punësuar përmes zyrave tona të punës dhe përmes këtyre shërbimeve. Në këtë shifër, 7500 janë individë që kanë përfituar nga programet dhe sot janë në punë. Përmbi këtë strukturë që kemi ndërtuar, kemi dhe garancinë rinore, që është një model i suksesshëm europian që po zbatohet edhe këtu dhe janë 2200 djem dhe vajza që po përfitojnë nga garancia rinore, objektivi i të cilit është që 60 mijë vajza dhe djem të mbështeten brenda viteve të këtij mandati qeverisës. Përpara se të vija këtu, pashë me kuriozitet një video të një banke të re digjitale të sapomiratuar nga BSH dhe ishte vërtet mbresëlënëse që ato zyra në shumë pak ditë janë mbushur me vajza dhe djem të rinj. Më treguan edhe numrin e aplikimeve dhe ishte mbresëlënës. Këtë vit kemi arritur nivelin më të lartë të regjistrimit në arsimin profesional”, tha Rama.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *