Ja pse milingonat ecin në kolonë: Nuk keni dëgjuar kurrë për këtë, por është ajo që i mban gjallë

Milingonat nuk janë kurrë mysafire të mirëpritura, por ato janë të nevojshme në sistemin natyror

Milingonat janë mjaft të bezdisshme dhe është e vështirë t’i dëbosh nga shtëpia sepse vazhdimisht kërkojnë ushqim, madje edhe thërrimet e vogla në dysheme pas drekës mund t’i marrin me vete.

Mirëpo, siç shpjegojnë njohësit e mirë të insekteve, kur një milingonë lë folenë e saj në kërkim të ushqimit, ajo lë pas një gjurmë feromonesh.

Kur gjen ushqim, ajo e ndjek atë gjurmë prapa, duke lënë pas më shumë feromone, në mënyrë që milingonat e tjera të mund të ndjekin gjurmët e saj, transmeton Telegrafi.

Nëse kjo ndodh, shumë shpejt një ushtri e tërë e atyre insekteve të bezdisshme do të hyjë në shtëpi në kërkim të çfarëdo ushqimi – nga kokrrat e sheqerit, te thërrimet e bukës dhe ushqimet e mbetura në pjata.

Janë të njohura më shumë se 12.000 lloje milingonash, të cilat në përgjithësi kanë ngjyrë të zezë, kafe ose të kuqe dhe kanë një trup të segmentuar në tri pjesë. Duke filluar nga madhësia nga rreth 1 mm deri në rreth 3 cm, milingonat zakonisht banojnë në tokë, gjethe ose bimë të kalbura – dhe herë pas here në kuzhinat tona.

Milingonat mund të bashkohen për të formuar një “superorganizëm” të madh dhe të koordinuar.

Milingonat përgjithësisht jetojnë në koloni që ndonjëherë përbëhen nga miliona prej tyre të ndara në grupe me role të ndryshme si punëtorë, ushtarë dhe mbretëresha. Punëtorët, të gjitha femra, kujdesen për mbretëreshën më të madhe dhe pasardhësit e saj, mirëmbajnë folenë dhe kërkojnë ushqim. Meshkujt çiftëzohen me mbretëreshat dhe më pas vdesin.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *