I ndërroi jetë babai në Qabe, flet djali i tij: S’mundëm ta varrosnim në vendlindje, vdekje të tillë pak kush përjeton

Mensur Gashi, djali i të ndjerit, Muharrem Gashit, i cili vdiq në Mekë gjersa ishte atje për pelegrinazh, ka rrëfyer se si e kanë marrë lajmin për vdekjen e babait të tij.

Në emisionin “Rreth e Rrotull” nën emocione, Gashi thotë se lajmin për vdekjen e babait e kanë marrë nga përfaqësuesi i Bashkësisë Islame në Podujevë, i cili gjendej në Haxh.

“Lajmin e kemi marrë dje nga Bashkësia Islame, nga përfaqësuesi i BIK-ut në Podujevë që gjendet në Haxh”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se vdekja e babait ishte e natyrshme dhe se si familjarë nuk kanë ndonjë dyshim.

“Nuk ka qenë asnjëherë i sëmurë përpara, kur ka shkuar në haxh ka qenë shumë mirë, kur ka qenë në haxh ka pasë problem me frymëmarrje, ka nejt një ditë në spital dhe pastaj ka vdekur. Ka qenë shumë mirë dhe i kënaqur. Mjekët i kanë thënë ke lodhje, ke një ftohje të vogël në mushkëri dhe pastaj ka vdekur”, ka rrëfyer ai.

Ai thotë se vdekja e babait ndonëse ka qenë një humbje e madhe për familjen, është një vdekje që shumë pak e përjetojnë.

Gashi thekson se babai i tij që nga fëmijëria e kishte ëndërr jetësore të shkojë në Mekë.

“Humbje e madhe për familjen tonë, vdekja të tillë pak kush përjeton. Prindi im ka mbet jetim që në moshën 15-vjeçare, ai ka falë namaz që atëherë, ëndrra e tij jetësore ka qenë me kry obligimin fetar në Qabe”, ka theksuar ai.

Ceremonia e varrimit për Muharrem Gashi u krye në qytetin e Mekës, pasi siç thotë djali i tij, “është ligj atje se nëse vdes në Mekë, varroset aty”.

“Prindi u varros dje në qytetin e Mekës. Është si ligj atje ka vdek atje varroset. Nuk ka qenë e mundur të sjellet në vendlindje për varrim”, ka përfunduar Gashi.

Ndryshe, dje ka vdekur në Mekë qytetari nga Podujeva, Muharrem Gashi, i cili shkoi atje për ta kryer Haxhin. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët.

“Vdekja ka ndodhur në Qabe atje ku shkoi për ta kryer obligimin fetar”, thuhej në njoftimin e familjarëve.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *