Historia e 74-vjeçarit që mbolli hashash për operacionin që i kushtonte 11 mijë euro

E provuan kultivimin e ka.nabisit si një biletë që do t’i shpëtonte nga varfëria. Por çifti i të moshuarve nga Fushë- Thumana jo vetëm që nuk i pakësuan vështirësitë, por sapo kanë hapur një kapitull të ri problemesh akoma më të rënda se të parat.

Me bashkëshortin në burg, një 74-vjeçar që akuzohet për kultivim dr oge, Begeja i zëvendësoi gropat e h.ashashit të asgjësuar nga policia me perimet e stinës.

Çifti i të moshuarve vendosi të mbjellë dr.ogë, ditën kur kryefamiljari Vesel Xhaferri pas disa operacioneve, duhet të përballej me një tjetër ndërhyrje shëndetësore të komplikuar, për të cilin nuk kishte të ardhura. Kishin dëgjuar që me ha.shash fiton dhe vunë bast me jetën e tyre se mund të ishin mes fitimtarëve.

“Shkoi në spital me u bë operim, nuk e bënë se nuk i mbante zemra më. Është operuar tre herë. E katërta kjo që desh të bëhej në Itali dhe i kërkuan 11 mijë euro. Ne s’kemi as 11 mijë lekë jo 11 mijë euro. Se ku i gjeti do bërthama dhe i mbolli. Tek kjo bahçja e mbolli. Mbolli 85 mijë rrënjë tre mujorshe dhe unë për Zotin nuk e kam ndihmuar, ndonjëherë me e mbulu se për të zbuluar e zbulonte vetë. Më tha ‘jam tu e mbjell’. I thashë “o plak do ja shohim sherrin”. Erdhi polcia na e shkulën”, thotë Bege Xhaferri, 71 vjeçe për, Exclusive.

Me burrin në qeli dhe të birin në kërkim, sepse nuk raportoi në polici që i ati kishte mbjellë bimën na.rkotike, e moshuara bazohet vetëm te ligji i saj, që është besimi në Zot.

Rasti i 74-vjeçarit që sakaq lutet për t’u liruar nga gjykatat pasi ka probleme sh.ëndetësore u raportua në datën 5 gusht 2023 nga Top Channel.

Në pritje për t’u gjykuar, 74-vjeçari mbahet në burgun e Fushë-Krujës, ashtu si shumë të moshuar të tjerë në burgje, shumë prej të cilëve vetë fajësohen para gjyqtarëve edhe pse ekziston dyshimi se ata kanë marrë përgjegjësinë si kultivues droge për të shpëtuar fëmijët nga arrestimi.

Por me një deklaratë vetë inkriminimi të tillë, as policia as prokuroria nuk sigurojnë dot prova për të konfirmuar nëse vërtet mosha e tretë po mbjell drogë. Përballë fenomenit të ka,nabizimit, po përsëritet fenomeni i përmbi 20 viteve më parë, kur gratë pranonin se kishin mbjellë k,anabis dhe e bënin këtë gjë për të shpëtuar bashkëshortin./tch

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *