Hetimet ndaj Metës, nënë Fatimja e gjyshe Ije me pallate e resorte, Selvia me 57 mijë lekë pension. Besi nuk njihet më nga ‘malli’ dhe botoxi

Intensifikimi i hetimeve të SPAK ndaj çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, po përjetohet dramatikisht nga rrethi i tij miqësor, tek i cili besohet se ka fshehur një pasuri me vlerë qindra mijëra euro.

Nuk duket rastësi që shumica e të besuarve të Ilir Metës, që kur SPAK nisi hetimet në verën e vitit 2022, kanë nisur të divorcohen në letra nga gratë e tyre.

Edhe pse një divorc në letra apo real nuk mund të mbulojë kurrsesi burimin e pasurisë apo të ndalojë një hetim pasuror, por vetëm të evitojë një konflikt interesi, sërish shumica e miqve të Metës po ndahen nga gratë.

Madje edhe vetë Ilir Meta po distancohet nga Monika.

Për aktorin e humorit Besart Kallaku, as ndarja në letra me bashkëshorten Xhensila Myrtezaj, duke se nuk mjafton. I ekspozuar fort në krah të emblemës së korrupsionit Ilir Meta, Bes Kallaku pothuajse nuk njihet më për shkak të përdorimit të kokainës dhe mbushjeve me botox.

Nuk dihet se kush e futi në këtë rrugë, pasi Meta shquhet vetëm për raki dhe lekë, por siç mund t’a dalloni vetë, Besi duket se është nën pushtetin agresiv të kokainës.

Humoristi ka mpirë gjithashtu faqet dhe ballin me botoks, saqë duket sikur mund të shpërthejë si një tullumbac nga momenti në momet.

Prapaskena ka raportuar më herët se Besi dhe Xhensila kanë një pasuri në emrin e tyre me vlerë mbi 10 milionë euro, me burim të errët.Vitin e kaluar Bes Kallaku hapi edhe një resort në Kashar me emrin e gjyshes së tij Ijes.

Është një investim mbi 2 milionë euro, ku përfshihen Kompleksi Sportiv Noku, kënde lojërash për fëmijë, një restorant, piceri etj.Ky biznes mban emrin e gjyshes së Besart Kallakut, Ijes. Përdorimi i gjysheve për të kamufluar bizneset është një tipar kryesisht i grupeve kriminale dhe i trafikantëve të kokainës. Në këtë rast, Bes Kallaku, biznesin e ka në emrin e tij, por i ka vendosur emrin e gjyshes.

Vetëm investimi për kuzhinën e këtij restoranti ka kushtuar mbi 400 mijë euro. Prapaskena ka të dhëna se përmes këtij biznesi, Bes Kallaku po pret fatura fiktive, duke rritur xhiron, me qëllim pastrimin e parave të pista.Ndërkaq, disa ditë më parë u thirr në SPAK, Fatime Kryemadhi, vjehrra e Ilir Metës. Me një pension 150 USD në muaj dhe dikur duke shitur qepë në Qytetin Studenti, nënë Fatimja është përfshirë në pastrimin e parave të Monika Kryemadhit, duke i kaluar kësaj të fundit mijëra euro, apartamente dhe toka.

Nëna e Monika Kryemadhit foli se të ardhurat e saj vinin nga një pallat.

“Kam ndihmuar vajzën me paratë që mora nga pallati. Me pasurinë kam ndihmuar edhe vajzën për fëmijët pse për kë i kam lekët për fëmijët i kam. I kam të gjitha me bankë“, tha ajo.

Ky detaj kaloi pa i dhënë rëndësi nga mediat.

Deri më sot dihej se pronare e pallatit ishte me 35 % vetëm Monika Kryemadhi, me ca tokë që i fali vëllai dhe një sipërfaqe tjetër që e bleu me 50 mijë USD.

Nga kjo deklaratë duhen sqaruar disa pika:

A ka nënë Fatimja aksione te pallati i Monikës dhe sa? Nëse po, si e fitoi këtë përqindje? Ku i gjeti paratë e investimit apo Gentjan Sulaj është treguar zemërgjërë duke ua ndërtuar pallatin pa lekë?

A ka nënë Fatimja përqindje në ndonjë pallat tjetër?

Po disa apartamente nga Durrësi në Tiranë, që ia dhuroi Monikës, si i siguroi nënë Fatimja?

Ndoshta përgjigja gjendet te paniku i Ilir Metës, i cili akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin, se po i merrte peng vjehrrën.

“Do të marrësh peng vjehrrën time ti, do të marrësh peng familjen time. Nuk nxorëm mësime ne që të lëmë lulushët këtu, të lëmë çimkaxhintë dhe çimkaxheshkat e tua. Pse kujton ti se ka frikë Ilir Meta nga burgu? Nga burgu do ta shpërbëj atë klikë kriminale që ke ngritur aty ti“, tha Meta.

Për të mbuluar nënë Fatimen që është pjesë e hetimit pasuror nga SPAK dhe nënë Ijen që duhet të jetë objket hetimi, Meta ka gjetur dhe po përdor nënë Selvinë.

“Nënë Selvia e cila po arrin një shekull, pjesëmarrëse edhe në Luftën Antifashiste, merr një pension mizerabël prej 5.700 lekë me të cilat nuk mund të shtyjë as pesë ditë e jo një muaj. Zgjidhja e krizës së pensioneve prioriteti kryesor i Partisë të Lirisë!”.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *