Gushti përvëlues po ikën, por çfarë na pret në vijim? Flet meteorologia

Motit me diell dhe temperatura të larta duket se po i vjen fundi. Sipas meteorologes Lajda Porja reshjet e shiut do të fillojnë gjatë mbrëmjes së sotme në disa zona veriore, ku më pas gjatë ditës së nesërme do të përfshijnë të gjithë territorin shqiptar.

“Siç e kemi parë megjithëse dita ka nisur me diell, në fakt parashikoj që sot kthjellimet të jenë prezente deri në orët e vona të pasdites. Do të kemi shtim të vranësirave, gjë e cila do të sjellë reshje të shiut në orët e vona të mbrëmjes. Rreth orës 21:30, 22:00 do të fillojë në zonat veriore dhe më pas do të përfshijë gjithë territorin. Parashikohet që rreshjet të jenë prezente në ditën e Martë. Nesër reshjet do të jenë prezente në gjithë territorin shqiptar. Do të jenë edhe pjesërisht në paraditen e ditës së Mërkurë. Sa i përket ditës së Enjte dhe ditës së Premte mbetet me kthjellime me vranësira të shpeshta vija bregdetare, ndërkohë zonat malore dhe shumë zona të ulëta mbeten me reshje. Si të thuash kemi një javë nga e Marta deri ditën e Premte disi të paqëndrueshme ku vranësirat dhe rreshjet do të jenë prezente.”

Dita e Martë do të ketë prezencë më të lartë të reshjeve si dhe dita e Mërkurë. Gjatë ditës së Enjte dhe të Premte intensiteti i rreshjeve do të jetë më i ulët, ku më pas gjatë fundjavës parashikohet mot me diell.

“Reshjet më të dukshme do të jenë kryesisht ditën e martë dhe të Mërkurë me pak do të ketë dita e Enjte dhe dita e Premte dhe me pas do të kemi sërish një fundjavë me diell dhe ndryshim të situatës termike. Sot mbetemi në vlera relativisht të larta. Sot parashikoj që termometri të jetë edhe 34 apo 35 në disa zona të ultësirës perëndimore. Rreth vlerës 32, 33 gradë do të jetë bregdeti ndërkohë zonat malore 31 gradë. Parashikohet që nga dita e Martë dhe deri në ditën e Premte të kemi një rënie nga dita në ditë të vlerave termike duke bërë të kemi një freskimtë motit sidomos nesër duke qenë se do të kemi një rënie të ndjeshme me 5 apo 6 gradë kjo sepse do të ketë vranësira dhe reshje edhe në orët e mesditës. Kjo do të bëjë që deri ditën e premte të jemi rreth vlerës 28 apo 29 gradë Celcius, pra i afrohemi thuajse temperaturave tipike të Gushtit ndërkohë që fundjava do të sjellë ndryshim të motit. Të Martën edhe vija bregdetare rrezikohet nga rreshjet edhe pjesërisht dita e Mërkurë, të Enjten dhe të Premten vija bregdetare për ato që janë duke pushuar nuk rrezikohet nga rreshjet, por mbetet një mot me vranësira dhe relativisht i freskët dhe fundjava me diell.”

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *