Gruaja e Shalsit blen shtëpi 300 mijë euro. Mister burimi i parave. I biri u pagua nga oligarku i akulloreve Grigor Joti që mbrojti Shalsi në Kuvend dhe iu turr KLSH-së

Eranda Shalsi, gruaja e dytë e Eduard Shalsit, gjatë vitit 2023 ka blerë një apartament dhe garazh me vlerë 300 mijë euro.

Në deklarimin e pasurisë Eranda Shalsi thotë se burimi i parave për blerjen e pasurisë së paluajtshme është ‘të ardhura nga biznesi’.

Në emër të zonjës Shalsi rezulton një biznes (person fizik) që në vitin 2016, me objekt arkitekte dhe auditim i energjisë në ndërtesa.

Në vitin 2023, Eranda Shalsi deklaron të ardhura nga biznesi rreth 18 mijë euro. Në vitin 2016 deklaron rreth 7 mijë euro, në vitin 2017 deklaron 8 mijë euro, në vitin 2018 rreth 23 mijë euro, në vitin 2019 rreth 3.4 mijë euro, në vitin 2020 deklaron 3 mijë euro dhe befas në vitin 2022 deklaron 110 mijë euro.

Edhe pse shuma 110 mijë euro në vitin 2022 është e dyshimtë në raport me të ardhurat modeste të viteve të tjera, të ardhurat nga biznesi nuk justifikojnë blerjen e apartamentit dhe garazhit nga bashkëshortja e Shalsit në vlerën 300 mijë euro.

Por, gjatë vitit 2023, Eranda Shalsi deklaron rreth 150 mijë euro të ardhura nga aktiviteti.

Nuk specifikohet se çfarë aktiviteti ka kryer zonja Shalsi, e cila ka fituar 150 mijë euro brenda vitit. Nuk ka dyshim se këto të ardhura janë ndryshe nga të ardhura nga biznesi si person fizik, por mbetet mister natyra e aktivitetit.

Në vitet e mëparshme, Eranda Shalsi ka deklaruar të ardhura modeste si menaxhere projektesh, si për shembull menaxhere e projektit REEHUB IPA CBC Italy- Albanian-Montenegro.

Dy shuma, 110 mijë euro në vitin 2022 dhe 150 mijë euro në vitin 2023 janë tejet të dyshimta dhe të pazakonta, me të cilat duket se është justifikuar blerja e apartamentit 300 mijë euro.

Shuma prej 260 mijë euro në dy vjet është një indicie e fortë për SPAK për të nisur një hetim, nëse paratë burojnë nga abuzimi i Eduart Shalsit gjatë ushtrimit të detyrës si Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

A e ka blerë Eranda Shalsi apartamentin 300 mijë euro me para që kanë ardhur nga buxheti i shtetit apo kompani që janë favorizuar nga burri i saj si ministër apo si kryetar i Komisionit të Ekonomisë?!

A është financuar Reehub Plus edhe nga paratë e buxhetit të shtetit me ndikimin e Eduart Shalsit?

Shalsi mbrojti akulloret e kontaminuara në konflikt interesi

Eduart Shalsi përdori mandatin e deputetit dhe funksionin si kryetar i Komisionit të Ekonomisë duke ushtruar presion ndaj kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, për një raport të KLSH-së për akulloret.

“Dje është hedhur bombë, shashkë, quajeni si të doni. Ky komision është njohur me diçka. Shashkë apo e vërtetë, nuk di ta them. Këtij komisioni i janë shpjeguar efektet kancerogjene për një lëndë në akullore, e cila nuk është raportuar në vitin 2022 as në vitin 2023 nga KLSH. Për këtë çështje janë alarmuar njerëzit dje. Ne kemi përgjegjësi për të ballafaquar faktet për këtë çështje. Po ju pyes direkt, çfarë ju shtyu në vitin 2024 të sillni çështjen e vitit 2021, që nuk e keni ngritur në raportet e viteve të mëparshme?“, tha Shalsi në korrik 2024, duke iu drejtuar kreut të KLSH-së.

Po pse Shalsi solli çështjen e akulloreve të kontaminuara me oksit eliteni në Komisionin e Ekonomisë, duke iu kundërvënë KLSH që kishte bërë konstatimin?

Djali i Eduart Shalsit me gruan e parë, Patrik Shalsi, është paguar nga një prej oligarkëve të akulloreve dhe përfituesve të parave publike, Grigor Joti.

Në vitin 2020, Patrik Shalsi deklaron të ardhura nga paga si asistent menaxher pranë kompanisë Inter Distribution Services  sh.p.k.

Pas kompanisë Inter Distribution Services, me objekt importim, eksportim dhe tregtim me shumice dhe pakice te produkteve dhe artikujve te ndryshem ushqimore etj., qëndron oligarku Grigor Joti, i cili si mos të mjaftonin miliona euro para publike, nisi të helmonte edhe fëmijët me akullore të kontaminuara me oksit eliteni.

Bëhet fjalë për çokollatat dhe akulloret SNICKERS, TWIX, MARS, M&M dhe BOUNTY të cilat se në disa lote të tyre rezultuan se përmbajnë elemente kancerogjenë që dëmtojnë jetën e shqiptarëve.

Këto produkte në Shqipëri i importon fima INTERBRANDS SH.P.K. e cila rezulton të jetë në pronësi të grupit INFOSOFT, i drejtuar pikërisht nga biznesmeni Grigor Joti, i cili paguante djalin e Eduart Shalsit. Ky i fundit, duke përdorur mandatin e deputetit për interesat familjare, iu turr KLSH se pse hapi çështjen e akulloreve të kontaminuara.

Related Posts

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

SHE WAS GIVEN WEEKS TO LIVE — THEN EVERYTHING CHANGED

Stories of dramatic health recoveries often capture widespread attention, especially when accompanied by striking before-and-after photographs. One widely shared image shows a woman who appears severely underweight…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *