Gruaja e Meskutit tenton të tërheqë 1 milionë euro nga BKT, kush është Entela Cuberi noterja mashtruese pjesë e mikrokredive, në skemë turku Seyhan Pencabligil

Një ditë pasi Arben Meskuti, ushtari i bosit të mikrokredive Olsi Ibro, tentoi t’i ikte policisë duke i thënë se kishin trokitur vonë në banesën e tij te Pazari i Ri dhe se duhet të shkonin të nesërmen pas orës 08:00, bashkëshortja e tij Entela Çuberi ka nisur lëvizjet për mbledhjen, fshehjen dhe largimin e parave që janë produkt i skemës piramidale me mbledhjen të kredive të këqija.

Prapaskena mëson se paraditen e sotme, Entela Çuberi, bashkëshortja e mashtruesit të arrestuar Arben Meskuti, po tenton të tërheqë nga BKT 1 milionë euro nga frika e sekustrimit.

Çuberi, pjesë e skemës së mikrokredive si notere pranë bandës Meskuti-Ibro, ka kërkuar tërheqjen e parave ditën e sotme.

Sipas burimeve, Entela Cuberi po ndihmohet për të tërhequr dhe larguar paratë nga njerëzit e besuar të drejtorit turko-pakistanez të BKT me disa gra, Seyhan Pencabligil.

Theksojmë se drejtori i BKT Seyhan Pencabligil ka lidhje të dyshimta me kartelin e mikrokredive dhe dyshen Ibro-Meskuti, të cilët kanë zhvatur mijëra shqiptarë të varfër për një ovedraft apo për një sobë apo lavatriçe që kanë blerë me këste te Iute Credit.

Së pari, në fund të vitit 2023, me urdhër të drejtorit turko-pakistanez, Seyhan Pencabligil, BKT ka vendosur ditën e premte, që 3200 kredi konsumatore me kolateral, të marra në vitet 2022-2023, t’i transferojë me procedurë shitjeje te zyrat e mikro-kredieve, që luajnë dhe rolin e zyrave sekuestruese përmbarimore.

Këto kredi i janë transferuar për administrim grupit kriminal të Arben e Yllka Meskutit, Olsi e Elda Ibros, Ernela e Indrit Çuberit dhe Andi Balltës e Akan Ajdinit, të cilët kanë rrjetin e firmave mafioze “ADC”, “ZIG”, “Final”, “Micro-Credit”, “Tranzit”, “IuteCredit” e 8 firma të tjera.

Së dyti, Banka Kombëtare Tregtare, me urdhër Seyhan Pencablıgil dhe Arjana Xhafës së miellit, kanë bllokuar llogaritë dhe rrogat me preteksin se kishin haraç për t’i paguar gangrenës së mikrokredive MCA-ADCA, me pronarë mashtruesit e skeduar Olsi Ibro dhe Arben Meskuti.

Arjana Xhafa e “Miellit” merr pjesën për çdo bllokim klienti, kurse Seyhan turku grabit komisionet nga llogaritë e bllokuara të qindra hallexhinjve të mbetur peng brenda BKT, pa patur mundësi të tërheqin paratë.

Së treti, Banka Kombëtare Tregtare ka qarkulluar paratë e pista të bandës Ibro-Meskuti.

BKT dyshohet se ka ndihmuar Meskutin të nxjerrë paratë jashtë vendit. Nuk është rastësi që një pjesë e parave të kartelit MCA, ADCA dhe Final janë nga BKT.

Çuditërisht Prokuroria nuk i ka sekuestruar ende duke lënë hapësirë për tërheqjen dhe zhdukjen e parave që janë produkt i mashtrimit me pasoja të rënda.

Ernela Çuberi, bashkëshortja e Arben Meskutit të Final, është një nga hallkat e mekanizmit të mikrokredive. Ajo noteronte grabitjet e pasurive të qytetarëve.

Çuberi vepronte brenda zyrave të MCA-Final, por mashtronte sikur vepronte në Kavajë, në një ambient që rezulton pastiçeri.

Çuberit ia ka hequr licencën ish ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Prapaskena mëson se Ernela Çuberi ka zhdukur të paktën 1300 dosje noteriale.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *