Gjykata shpall të pafajshëm Behar Mjekiqin për akuzat që ia kishte bërë ish-bashkëshortja e dytë

Më 31 mars të vitit 2023, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi. Ai akuzohej për kryerjen e veprës penale dhunë në familje.

Në aktakuzë thuhej se Mjekiqi kishte ushtruar dhunë, kërcënime dhe kishte cenuar lirinë e gruas së tij të dytë, me të cilën kishte lidhur kurorë sipas fesë islame. Sipas Prokurorisë, ata kohë pas kohe bashkëjetonin, ndonëse edhe para incidentit kishin pasur probleme serioze në marrëdhënie.

Prokuroria sqaron se rreth dy vite më parë, në ditën kritike, Mjekiqi kishte filluar t’ia mbledhë gruas gjërat personale me qëllim që ta largonte nga shtëpia. Kur ajo kishte marrë telefonin për t’i kontaktuar familjarët e saj, i njëjti ia kishte tërhequr atë me dhunë, duke ia pamundësuar komunikimin.

Situata kishte eskaluar deri në dhunë fizike. Përveç goditjeve, sipas aktakuzës, ai e kishte kapur viktimën për flokësh dhe për krahu, e kishte tërhequr nga dhoma e gjumit drejt korridorit dhe më pas e kishte përplasur në dysheme.

Sipas deklarimeve të gruas, ajo vazhdimisht kishte kërkuar dhe kishte tentuar të largohej nga shtëpia, por ishte penguar me forcë. Pas daljes nga shtëpia, E.J. ka thënë se ka kontaktuar menjëherë Policinë e Kosovës dhe ka kërkuar ndihmë. Ajo është dërguar për ekzaminim mjekësor, ku janë konstatuar lëndime trupore.

Ndërkaq, i pandehuri Mjekiqi në deklarimet e tij kishte mohuar përdorimin e dhunës fizike, duke pretenduar se kishte vepruar vetëm për ta “qetësuar” situatën.

Mbrëmë, në një paraqitje televizive, Mjekiqi ka prezantuar një dokument, për të cilin ka deklaruar se është Aktgjykim i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 06.01.2025, në bazë të të cilit ai është liruar nga akuza.

Lidhur me këtë rast, Mjekiqi ka deklaruar se publikimi i pretendimeve të E.J. nuk e kanë penguar.

“Në raport me Zotin jam i pastër. Në raport me nanën, gruan, djalin, familjen dhe shoqërinë jam i pastër”, ka deklaruar ai.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *