GJKKO zbardh vendimin për Berishën: Shkëlzeni dhe Argita s’kanë pranuar të marrin njoftimin

Gjykata e posaçme ka zbardhur vendimin e seancës gjatë caktimit të masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha që akuzohet për korrupsion në lidhje me aferë e ish-kompleksit Partizani.

Në datën 23.10.2023, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur pranë sekretarisë së kësaj Gjykate, njoftimin mbi zbatimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj të hetuarit Sali Berisha.

Në zbatim të vendimit si më sipër, më datë 21.10.2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, kanë nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e tij, të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ndaj Berishës. Për zbatimin e këtij urdhri janë ngarkuar oficerët e policisë gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe njëkohësisht janë ngarkuar që të kryejnë të gjitha veprimet në funksion të ekzekutimit të vendimit, të përpilonte procesverbalin përkatës, duke iu marrë dhe nënshkrimi personit nën hetim.

Sipas procesverbalit ”Për ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për vendimin Nr. 112 Akti datë 20.10. 2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë për shtetasin Sali Berisha”, datë 22.10.2023, është marrë informacioni nëpërmjet mediave se shtetasi Sali Berisha kishte njoftuar një konferencë për shtyp në orën 21.00 në selinë e Partisë Demokratike. Oficerët e policisë janë afruar afër këtij ambienti dhe kanë pritur mbarimin e konferencës për shtyp me qëllim kryerjen e ekzekutimit të vendimit.

Pasi përfundoi konferenca për shtyp, rreth orës 22.45 të datës 21.10.2023, kanë hyrë në ambientet e selisë dhe punonjësit të recepsionit i është kërkuar të njoftonte shtetasin Sali Berisha për t’i komunikuar një vendim. Në pritje e sipër, pasi nuk kanë marrë asnjë pergjigje, nga ana e punonjësit të recepsionit, janë ngjitur në katin e dytë, ku i kanë kërkuar personave që ishin të pranishëm, për t’i orientuar tek zyra e shtetasit Sali Berisha. Ata kanë takuar Akil Krajën, Drejtori i Kabinetit të Partisë Demokratike, ku këtij të fundit i kanë kërkuar që ta orientojë tek zyra e shtetasit Sali Berisha, për t’i komunikuar vendimin. Në pritje e sipër, është paraqitur shtetasi Ledio Nuraj, i cili është prezantuar si avokat dhe përfaqësues ligjor i Partisë Demokratike, të cilit i kanë kërkuar të njëjtën gjë njoftimin e shtetasit Sali Berisha për t’i komunikuar vendimin. Pas disa minutash, shtetasi Akil Kraja i ka komunikuar se duhet të ngjiteshin në katin e tretë dhe së bashku kanë shkuar tek zyra e shtetasit Flamur Noka, ku ishin të pranishëm Flamur Noka, Agron Kuliçi dhe Oerd Bylybashi. Këtyre të fundit u është kërkuar që të njoftonin shtetasin Sali Berisha.

Më tej theksohet se Berisha ishte brenda ambienteve të selisë Partisë Demokratike, por oficerët e policisë gjyqësore ishin në pamundësi të identifikonim zyrën ku ndodhej ai dhe kanë qëndruar pikërisht tek zyra e shtetasit Flamur Noka.

Rreth orës 00.10, nga shtetasi Flamur Noka, i është komunikuar se nuk mund të qëndronin dot me në seli pasi nuk mund ta takonin shtetasin Sali Berisha, duke qenë se vendimi ishte ne shkelje te Kushtetutës dhe si i tillë nuk mund t’i komunikohej.

Më pas oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar në banesën zyrtare të Berishës. Në hollin e shkallëve, ishte vendosur një shërbim për ruajtjen e banesës së shtetasit Jamarbër Malltezi, me qëllim kryerjen e kontrollit të banesës në datën 22.10.2023. Shërbimi ndodhej në holl të katit të tetë pasi në të njëjtin kat ishte edhe adresa e shtetasit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi. Rreth orës 00.25 të datës 22.10.2023 janë njoftuar nga shërbimet e policisë që ishin të vendosura aty se shtetasi Sali Berisha kishte hyrë në banesën që ndodhej në katin e tete. Në këto momente ata janë afruar në ambientet e banesës se tij ku ai ndodhej dhe pasi janë ngjitur në katin e tetë, kanë trokitur në derën e banesës.

Dera është hapur nga shtetasi Shkëlzen Berisha, i biri i shtetasit Sali Berisha, ku pasi iu shpjegua arsyeja e marrjes së kontaktit nga ana e tyre, u kërkua të njoftohej Sali Berisha për t’u njohur me vendimin gjyqësor dhe urdhrin e ekzekutimit të dërguar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai ka thënë se babai i tij nuk dëshironte të takohej me asnjë njeri dhe se orari ishte i papërshtatshëm, duke lënë si mundësi ardhjen e tyre të nesërmen në datën 22.10.2023. Në këto kushte oficerët e policisë gjyqësore janë larguar nga këto ambiente, për ta njoftuar në një moment të dytë.

Rreth orës 09:45, po të datës 22.10.2023, oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar sërish në banesën ku jeton Berisha. Dera është hapur nga vajza e tij, shtetësja Argita Malltezi. Pasi u njoftua për arsyen e ardhjes, kjo e fundit ka thënë se babai i saj nuk jetonte në atë banesë, por banonte në katin e katërt të po këtij pallati.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *