GJKKO dënon me 2 vite burg Fredi Belerin! Drejtësia shqiptare dhe SHBA shpartallojnë planin e grekëve për Himarën

Kryebashkiaku i zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri u shpall fajtor për blerje votash dhe u dënua me dy vite heqje lirie nga Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ndërsa për bashkëpunëtorin e Belerit, Pandeli Kokaveshi, u vendos tri vite shërbim prove. Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.

Avokati mbrojtës i Fredi Belerit, në një deklaratë për mediat, në përfundim të seancës, që u ndoq nga dhjetëra mbështetës, u shpreh se vendimi ishte politik. Sipas tij, porositës i këtij vendimi ishte kryeministri Edi Rama.

“Ju e dëgjuat diskutimin përfundimtar të Fredi Belerit. Gjyqtari e ndërpreu diskutimin e Blerit, për të transmetuar tensionin që ishte jashtë këtij procesi. Ju e patë si bërtiste, si i ndërpreu fjalën Belerit. Ishte vendim politik, sikurse e porositi kryeministri.

Aktet proceduriale janë të gjitha të falsifikuara. Beleri u ndoq për katër ditë, pa vendim prokurorie”, tha avokati.

Para se të shpallej vendimi, kryebashkiaku i Himarës lexoi deklaratën përfundimtare, ku pretendoi se ishte nën presion nga togat e zeza.

Sipas Belerit, provat dhe faktet kundër tij, nuk janë verifikuar.

“Prokurori kërciste stilolapsin në tavolinë gjatë gjyqit, ky është presion. Ky hetim dhe këto akuza janë sajesa qesharake.

Këto konkluzione nuk mund të merren parasysh, dosja nuk ka fakte ndaj nuk kam kërkuar gjykim të shkurtuar. Të gjitha gjetjet e Prokurorisë kundërshtohen nga avokatët e mi.

Herët a vonë, e vërteta do dalë një ditë. Jam përgjuar 24 orë në ditë, provat nuk përputhen. Në të njëjtën kohë që thuhet se Arseni ka folur me mua, ai ishte në komisariatin e Vlorës.

Prokuroria duhet të verifikonte faktet. Gjykata e Apelit pranoi të gjitha kërkesat e prokurorisë dhe asnjë kërkesë timen.

Një ndër to t’i kërkonte informacion gjykatës së Vlorës. Kjo është një çështje politike, me mua u shkelën të gjitha parimet edhe prezumimi i pafajësisë. U tejkaluan kompetencat.

Kërkesa e prokurorisë për 2.6 vjet burg nuk ka asnjë logjikë. Për dy kryetarë bashkie ka kërkuar shërbim prove. Sa herë të ketë zgjedhje rezultati do jetë i njëjtë, himarjotët nuk janë budallenj.

Është e padrejtë që kësaj çështjeje t’i jepet kuptim patriotik. Jam besimplotë nuk e ndjej veten fajtor. Herët a vonë do gjej drejtësi. Sot duhet t’i thoni jo presionit të pushtetit, të tjerët janë kalimtarë dhe besnikë të partisë. Dy prokurorët do t’i gjykojë historia”.

Beleri, i cili garonte nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë duke blerë votat.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *