Gjirokastër, njihuni me profesorin e fizikës Vaso Bakulin, shtëpinë e fshatit e ktheu në bujtinë për turistët

Në ditën e Agroturizmit gazetarja Rudina Xhunga ndalon në tregimin e saj në fshatin Saraqinishtë, në shtëpinë e profesor Vasil Bakulit.

Profesor Vaso, një pedagog i fizikës në Universitetin e Gjirokastrës kur doli në pension u kthye në shtëpinë e prindërve, e hapi, ndezi oxhakun dhe e ktheu në bujtinë. Në shtëpinë 500-vjeçare është gjithçka që kanë lënë prindërit, gjyshërit, stërgjyshërit e profesor Vasos.

Aty është tavani i vjetër ku ngjyrat nuk kanë ndryshuar asnjëherë, janë qëndismat e nënës lunxhiote, janë zogjtë që këndojnë si askund, janë gatimet e gruas së profesorit dhe është rakia në sofat. Të gjitha këto i pëlqejnë turistëve, të cilët janë kryesisht ata që bujtin te shtëpia e profesor Vasos.

Kur gazetarja e pyet se përse nuk është në Instagram, profesor Vaso i thotë: “Na gjeni më Booking!”

E gjitha nisi kur një grup nga Australia donte të punonte vullnetarisht në Antigone. Ata erdhën për një javë, gërmuan në Antigone, por nuk kishin ku të flinin.

Shtëpia e tij e madhe iu la australianëve të cilët u kënaqen aq shumë sa e bënë të kuptojë profesorin që duhet të ndërronte zanat.

“E kam dashur fizikën gjithë jetën, por tani e kam ndërruar me turizmin”, thotë profesori, ndërsa na fton në shtëpinë e tij ku pret miq.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *