Gjermania nga sot, çdo vit do t’i pranojë nga 50 mijë punëtorë të kualifikuar nga Ballkani

Qeveria gjermane modernizoi vitin e kaluar ligjin e migracionit duke lehtësuar rregullat për ardhjen e fuqisë punëtore në Gjermani. Nga 1 qershori dy rregulla të rëndësishme edhe për Ballkanin hyjnë më në fund në fuqi.

Ligjet e reja që lehtësojnë ardhjen e fuqisë së kualifikuar punëtore në Gjermani, kancelari gjerman, Olaf Scholz i quajti në Bundestag vitin e kaluar “hap tjetër për modernizimin e Gjermanisë, hap tjetër për të siguruar rritjen ekonomike edhe për të ardhmen, dhe një hap tjetër që tejkalon paralizën e disa dekadave.”

Pas miratimit të ligjeve në Bundestag më në fund hyjnë në fuqi më 1 Qershor dy ndryshime ligjore që u miratuan në Gjermani vitin e kaluar.

Kontigjenti nga Ballkani Perëndimor që vjen me rregullore të lehtësuara në Gjermani dyfishohet.

Nga 1 Qershori 2024 zgjerohet Rregullorja e Ballkanit Perëndimor. Kjo rregullore që u fut para disa vitesh për të lehtësuar ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, Kosova, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia për në Gjermani do të zgjerohet tani nga 25.000 në 50.000 vetë në vit.

Më 1 Qershor po ashtu hyn në fuqi Karta e Shanseve

Me këtë kartë të huajt nga vendet jo anëtare të BE kanë mundësi të udhëtojnë në Gjermani për të kërkuar punë, edhe pa pasur kontratë pune. Për marrjen e Kartës së Shanseve duhen mbledhur pikë: ka disa kriteret për marrjen e pikëve, aty llogaritet njohja bazë e gjuhës gjermane apo njohja e mirë e gjuhës angleze, kualifikimet, përvoja profesionale, të paktën dy vjet apo një shkollim i lartë profesional në vendin origjinë. Për arritje të tjera të veçanta, kandidatët marrin pikë të tjera – Kush arrin 6 pikë merr lejen e qëndrimit në Gjermani për 1 vit, nëse e siguron vetë jetesën./DW/

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *