“Gati arrestimi i Metës dhe Monika Kryemadhit, ja pse kërkesa e tyre për azil është bllokuar”

Avokati nxjerr detajet si në filma për pasurinë përrallore të Metës dhe Kryemadhit
Juristi i njohur, Romeo Kara ka paralajmëruar telashe për ish-kryeministrit Sali Berisha, kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe bashkëshorten tij, Monika Kryemadhi. Si Berisha dhe Meta dyshohet se janë përfshirë në shumë afera korruptive e kriminale.

Madje për ta ka zëra se synojnë të arratisen nga frika e prangave të SPAK. Por për këto dhe të tjera çështje të nxehta sidomos ato që vijnë nga Prokuroria Speciale, ka folur edhe juristi Kara.

Ky i fundit gjatë një interviste për gazetën SOT, zbuloi se është gati arrestimi i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, teksa ka treguar dhe se pse procedurat e tyre të azilit janë bllokuar. Po ashtu, ai tregoi gabimin ligjor që do të çojë në prangosjen e Sali Berishës.

Ndër të tjera, zoti Kara nxjerr detajet si në filma për pasurinë përrallore të Metës dhe Kryemadhit, ndërsa gjithashtu zbuloi si vetingu në politikë do ua marrë pasuritë dhe do pastrojë shtetin nga korrupsioni.

“Padyshim që jemi në fundin e një epoke politike dhe historike dhe në fillimin e tjetre. Po përjetojmë pikërisht fillimin e fundit të kësaj epoke, të kapjes së shtetit nga pushteti, të monopolizimit të tregut politik dhe ekonomik nga monopolet dhe oligopolet politiko-ekonomike, të kriminalizimit të politikës, përvetësimit të pasurive publike, marrjes peng të shtetit dhe përmbysjes së vlerave universale morale.

Epoka që po lëmë pas u ideua, projektua dhe startua pikërisht nga Berisha më 1992 dhe u vazhdua nga të gjithë pasardhësit e tij në pushtet.

Sali Berisha është kumbari dhe strumbullari i kësaj epoke turpi dhe shpërbërjesh të vlerave morale, të kësaj epoke që fatkeqësisht zgjati shumë më tepër se sa duhej dhe duke lënë pas një Shqipëri në ditë të hallit. Duke u kthyer në simbolin e kësaj epoke katrahure, padyshim që në të ardhmen kjo do të kujtohet kryesisht si epoka Berisha. Sali Berisha e ka pasur merak të hyjë në histori dhe besoj se ia arriti këtij qëllimi, por hyri nga dera e turpit në histori si gjakatar, inatçor, i pabesë dhe i korruptuar.

Besoj se historia kur të shkruhet në momente më të qeta sipas parametrave që imponon shkrimi i saj, do t’i ofrojë brezave të ardhshëm modelin Berisha si studim me qëllim mospërsëritjen kurrë të tij. Te jesh gjakatar, hajdut, mashtrues dhe zjarrvënës i vendit tënd dhe të imponohesh si hero në librin e historisë, kjo gjë është absurde dhe e pamundur. Ai do mbahet mend si heroi i kriminelëve dhe tradhtari i vendit të tij. Fatin e tij do ta kenë patjetër të gjithë të ngjashmit me të.

Ilir Meta e di dhe e ndjen më së miri se tashmë fundi i tij ka ardhur dhe se përballja me ligjin do të realizohet nga momenti në moment. Meta është personi për të cilin të gjithë palët politike dhe jashtë saj, janë plotësisht dakord për këtë fund të tij. E konstatoj të trembur dhe të çoroditur plotësisht, aq sa nuk është në gjendje të artikuloje as edhe një argument të saktë në mbrojtje të vetvetes. Për më tepër, në horizont mund të kemi edhe një përballje ligjore të bashkëpunëtores së tij Kryemadhi, e cila me sa duket do ta shoqërojë Metën kudo ku ai do të ndodhet. Krushqia ngjan pa bëhet.

Ilir Meta është një frikacak klasik, pavarësisht retorikës së tij infantile me terma trimërie. Padyshim që ai nuk ka as burrërinë dhe as shansin që të përballojë me sukses një kalvar të gjatë të pritshëm ligjor, lidhur me bëmat e tij të pafundme. A do të arratisej ai si miku i tij Ahmetaj, nëse do ti vinte ora e arrestimit? Padyshim që po, nëse do ta kishte këtë mundësi, por, me sa duket, askush në Europë, nuk do të donte të merrte riskun e strehimit të një ”koke të qelbur krimi”, si thoshte për të miku i tij Berisha më 2015,” thote ai.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *