Fundjava sjell të nxehtin afrikan, ky do të jetë qarku me temperaturat më të larta

Kjo fundjavë do të rikthejë temperaturat e larta në të gjithë vendin, me Beratin që pritet të jetë qarku më i nxehtë

TIRANË- Temperaturat ditën e sotme do të regjistrohen deri në 35 gradë Celsius, ndërsa gjatë fundjavës në 38 gradë Celsius, ku zonat jugore do të përjetojnë ato më të lartat. Në një lidhje direkte për Klan, sinoptikani Hakil Osmani thotë se gjatë kësaj të premte dhe fundjavës do të na shoqërojnë ditët me kthjellime.

Hakil Osmani: Parametri i erës mbetet disi problematik për zonat jugore duke bërë që të jenë me shpejtësi rreth 40 kilometra për orë nga drejtimi veri-perëndimor duke bërë që herë pas here të ndihmojë vatrat e zjarrit, por dita e shtunë, dita e dielë sjell një parametër e cila do të jetë jo më shumë se 30 kilometra për orë, duke bërë që të mos jetë më problematike. Përsa i përket temperaturave të ajrit, maksimumet në rang territori ditën e sotme të jenë edhe në 35 gradë Celsius në qarqet Elbasan, Berat, por po ashtu edhe pjesa tjetër e territorit pritet të ketë temperatura në 34 gradë Celsius, duke përfshirë kryqytetin, Gjirokastrën, Vlorën.

Përsa i përket fundjavës, vijon rritja e temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet në rang territori të shkojnë ditën e dielë edhe në 37 apo 38 gradë Celsius dhe mbeten zonat jugore me temperaturat më të larta, qarku i Beratit pritet të regjistrojë temperatura në 38 gradë Celsius gjatë mesditës së ditës së dielë. Po ashtu, vija bregdetare pritet të jetë me temperatura shumë pranë vlerave 34 apo 35 gradë Celsius. Duke filluar nga dita e sotme edhe përgjatë fundjavës, parashikohet që kthjellimet të jenë dominante pothuajse në të gjithë territorin gjatë orëve të para të ditës dhe mesditës.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *