Flet halla e 3-vjeçares së dhunuar nga edukatorja: Qante dhe thoshte “obobo ç’i bëra vetes!”

Rasti i 3-vjeçares së dhunuar nga edukatorja që u bë publik përmes emisionit “Stop” në Tv Klan po trajtohet edhe në “Opinion”. Në lidhje direkte me emisionin, ndodhet halla e vajzës e cila jep detaje të tjera rreth historisë tronditëse.

Sipas kërkesës së saj, portreti i familjares është mbuluar për të ruajtur identitetin. Ajo nis menjëherë të shpjegojë se në çfarë rrethanash është informuar për ngjarjen dhe si ka rrjedhur gjithçka deri në momentin që mbesa e saj ka shkuar në Spitalin e Traumës.

Familjarja: Atëherë unë jam njoftuar në datën 1 Nëntor nga im vëlla. Ndodhet në Spitalin e Traumës sepse i kanë sakatuar vajzën. Kështu është mënyra se si jam informuar unë.

Blendi Fevziu: Kush të informoi kështu?

Familjarja: Im vëlla më ka thirrur mua. Në momentin që kanë shkuar te Trauma më ka treguar të gjithë historinë. Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 15:20 të datës 1 Nëntor. Ata janë informuar të dy nga edukatore Entela Danushi sepse unë e shikoj që e gjithë vëmendja është përqendruar te zonja, në qoftë se mund ta quaj zonjë, Majlinda Dehima. drejtoresha e kopshtit është zonja Entela Danushi. Zonja Danushi i ka marrë në telefon të dy prindërit duke i njoftuar që vajza rënkon, qan, nuk është e qetë, ju lutem të vini ta merrni. Janë nisur nga puna për në kopsht. E kanë gjetur vajzën poshtë një komodine duke qarë me dënesë, ishte zverdhur, këmba ishte fryrë dhe në të njëjtën gjendje e ka gjetur edhe Entela Danushin dhe zonjën Majlinda. Zonja Majlinda e cila është edukatorja ka qenë duke thënë “obobo ç’i bëra vetes” dhe ka qenë duke qarë. Si asnjëherë më përpara zonja drejtoreshë i është ofruar vëllait që ta marrin fëmijën dhe ta çojnë te Pediatria sepse mendonte se e kishte pickuar një insekt.

Blendi Fevziu: Sepse këmba kishte pësuar fryrje ë?

Familjarja: Po, pikërisht. Thyerja vinte pikërisht nga fraktura e femurit. Janë nisur për në Pediatri. Mjekja për të mos alarmuar prindërit i ka thënë më vjen keq por ky nuk është rast për këtu tek ne, është rast për tek Trauma. Menjëherë nga aty janë nisur për tek Trauma. Gjatë rrugës im vëlla ka pyetur drejtoreshën duhet të më tregosh se çfarë ka ndodhur sepse unë duhet të di se çfarë t’i them mjekut. Zonja ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i cili ka qenë gjatë gjithë kohës duke dhënë vështrime ironike, duke bërë komente sarkastike që ne s’i bëmë gjë fëmijës tënd kështu që mblidh veten. Këto janë fjalët që i ka thënë ai vëllait tim.

Kanë arritur te Trauma. Rasti është marrë menjëherë nga mjeku. Vëllai im është shoqëruar dhe nga zonja Entela bashkë me bashkëshortin. Gjatë ambientevve të spitalit të urgjencës së Traumës zonja Entela ka ndaluar dhe i ka thënë oficerit ose policit i cili duhet të marrë përsipër rastin, të pyesë se çfarë ka ndodhur, pse është fëmija në spital, i ka thënë asgjë serioze sepse ne jemi të afërmit dhe vëllai im nuk e ka dëgjuar këtë gjë sepse normalisht ka qenë i zënë. Oficeri është kthyer mbrapsht dhe kaq, nuk është se ka pyetur më./tvklan.al

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *