ERDHI DITA/ Stallier lopësh paguhesh 1000 euro në muaj në Shqipëri

Gjetja e forcës punëtore po bëhet e vështirë edhe në sektorin e blegtorisë.

Pas ofrimit të pagave 1,000 euro/muaj për punonjëset e pastrimit nga bizneset e jugut, paga në këtë nivel po ofrohen edhe për pozicionin e stallierit në ferma.

Shkëlqim Ajazi, drejtuesi i një ferme me 60 krerë lopë në fshatin Lozhan të Korçës, pohon se prej kohësh gjendet në vështirësi, për gjetjen e fuqisë punëtore.

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, ai kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e stallierit me pagë mujore 1,000 euro, duke përfshirë edhe akomodimin në shtëpi me qira të paguar prej tij, përveç shtëpisë pranë stallës.

“Niveli i pagës prej 1,000 euro është i përballueshëm prej nesh, por edhe me këtë pagë që ofrojmë nuk po arrijmë të gjejmë punonjës. Vërtet që jemi në vështirësi për punonjës. Vendasit, preferojnë më tepër të punojnë, në blegtori me pagesë 40 euro dita në Greqi, sesa të jetojnë në Shqipëri. Sivjet vështirësia e gjetjes së punonjësve është shtuar shumë. Vjet arrinim të gjenim edhe me paga më të ulëta se 1,000 euro”, pohoi ai i kontaktuar nga Monitor.

Në fermën e drejtuar prej tij rriten viçat e rritur, shiten më pas për konsum mishi. Ajazi thotë se çmimet e lëndëve ushqyese për kafshët kanë mbetur të pandryshuara, nuk ka shtim të kostove, ndërsa mbetet problem konkurrenca e importit. Sipas tij viçat që vijnë për shitje nga Bullgaria janë me çmim 50 deri 60 euro më lirë sesa ata vendas.

Mungesa e fuqisë punëtore ka shtuar kërkesën për punësime për staf shërbimi me rroga deri 1,000 euro në muaj, edhe në zonat bregdetare.

Përveç punësimeve për shefa kuzhinë me paga nga 3,000 – 3,500 deri 5,000 euro në muaj në struktura të veçanta, apo kamarier me pagë 1,000 euro dhe ndihmës/kamarier me pagë 800 euro, tashmë nga bizneset në Jug po kërkohen edhe punonjëse për pastrimin me rrogë mujore 800 deri 1,000 euro.

Në njoftimin e publikuar më herët në një nga pallatet zonës “5 maji” në Tiranë një biznes në Sarandë ofronte punësim për punonjëse pastrimi me pagë nga 800 deri 1,000 euro në muaj, përfshirë akomodim dhe ushqim falas.

Me vështirësitë në rekrutimet po përballen shumë sektorë të ekonomisë. Nisma për marrjen e punonjësve nga Azia pas largimeve masive të forcës së punës vendase në emigracion pothuajse ka dështuar. Janë të shumtë drejtuesit e kompanive prodhuese dhe ofrimit të shërbimeve që më herët kanë pohuar se janë tërhequr nga marrja në punë e të huajve nga frika e largimit të tyre, pasi në shumë raste Shqipëria përdoret si vend tranzitor për t’u punësuar drejt shteteve të BE-së.

Por nuk ishte vetëm frika e braktisjes së vendit të punës, që solli tërheqjen apo hezitimin e shumë kompanive shqiptare, që gjenden në nevojë imediate për punonjës, të rekrutojnë aziatikët. Kostoja e lartë e mbajtjes së tyre, duke filluar me pagesat neto mujore, akomodimi për fjetje dhe ushqim që minimalisht arrin deri 600 apo 700 USD, nuk justifikon rendimentin e punës që ofrojnë punëtorët e ardhur nga Bangladeshi apo Nepali.

Related Posts

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

SHE WAS GIVEN WEEKS TO LIVE — THEN EVERYTHING CHANGED

Stories of dramatic health recoveries often capture widespread attention, especially when accompanied by striking before-and-after photographs. One widely shared image shows a woman who appears severely underweight…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *