Enigma e 460 mijë eurove/ Berisha-Kryemadhit: Trego si ia dorëzove Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Kokës dhe deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi. Berisha i kërkoi Kokës që të mos heshtë dhe të flasë një ditë pasi ky i fundit akuzoi në sallën e gjyqit presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili është vënë në pranga, dhe Kryemadhin.

Kreu i PD-së akuzoi Kryemadhin se ajo i ka dhënë kryeministrit Edi Rama 460 mijë euro dhe i bëri thirrje asaj që të sqarojë këtë shumë parash. Deklarata e Berishës vjen pasi Kryemadhi tha se Rama ka urdhëruar Altin Dumanin të fshijë mesazhet mes tij dhe deputetes.

Sipas Kryemadhit, në telefonin e saj nuk ka pasur asgjë tjetër veç “dashuriçkave dhe thashethemeve” që ka bërë me vetë kryeministrin Edi Rama dhe ministrat socialistë. Por ndryshe nga deklarata e saj, kreu i PD-së e akuzon atë se ajo i ka dhënë një shumë të majme parash kryeministrit dhe i bënë thirrje të flasë publikisht për këtë transfertë.

“Sot personi të cilin e kemi quajtur gjithnjë ‘ladro utile’, hajdut i dobishëm, Lefter Kokës i erdhën dy pare mend. Iu rikthye edhe guximi. Sot, në sallën e gjyqit, ai deklaroi se nuk jam unë autori i djegësve, se ‘peshku i madh’ është në telefonin e zonjës Kryemadhi. Miq, Lefter Koka deklaroi me përgjegjësi para gjyqit se ‘peshku i madh’ është vetëm një dhe e ka emrin Edi Rama. I bëj thirrje zonjës Kryemadhi, e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Dumanin të fshijë të gjthë komunikimet e saj me Edi Ramën, t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë shqiptarët për ‘peshkun e madh’, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro. Të informojë shqiptarët gjithçka di për këtë kryehajdut të të gjitha kohërave. Unë e kuptoj se çdo deklaratë që bëni, e bllokon mercenar Altin Dumani, që është shndërruar në galloshen e Edi Ramës. Por, çdo politikan dhe çdo qytetar ka detyrim madhor t’u rrëfejë të vërtetën qytetarëve të tyre. Dhe kur prokuroria është shndërruar në organ kriminal, është shndërruar në organizatë kriminale, atëherë është detyrë që ajo të zëvendësohet me prokurorinë publike, me denoncimin publik, me gjyqin publik ndaj shqiptarëve,”- tha Berisha.

Në fjalën e tij të përnatshme nga dritarja e banesës së tij, Berisha i kërkoi Kokës të nxirrte edhe më shumë fakte. Në të kundërt, shtoi se do të detyrohej që t’i thoshte vetë…madje hapur!

“Ne politikanët u detyrohemi me çdo gjë qytetarëve që kanë vendosur besimin tek ne. U detyrohemi atyre pas Zotit më shumë se kujtdo tjetër. Ndaj dhe cilido që disponon dëshmira, fakte, dokumente për krimet monstruoze të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe organizatave të tyre kriminale, duhet t’i bëjnë me guxim publike. Të dashur miq, sundimi i krimit është forma më e shëmtuar e diktaturave. Por si çdo diktaturë tjetër, të ardhme nuk ka. E ardhmja është e guximtarëve, e ardhmja është e qytetarëve që mbrojnë parimet që besojnë, që mbrojnë idealet që ndajnë me njëri-tjetrin. Unë prapë i bëj thirrje Lefter Kokës: Lefter, katër vjet më parë, jo më kot je ftuar nga opozita që të bësh të pandehurin e drejtësisë. Koha të dha të drejtë. Për mercenarët e Skapit çdo gjë që t’u thoshe, do varrosje më thellë akuzat tua. Kurse tani të takon t’i bësh publike, të ngrihesh në lartësinë e guximit njerëzor dhe t’ua përplasësh në fytyrë këtyre hajdutëve që të keqpërdorën, që të kërcënuan, që të mashtruan. E di ti vetë, i di vetë të gjitha këto, mos më bëj t’i them haptas,”- tha Berisha.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *