Elton Ilirjani: Babait i thashë se më pëlqente shoku i klasë që në ’91-shin – U trondit..

Biznesmeni Elton Ilirjani, si rrallë herë ka folur për jetën e tij private dhe atë profesionale.

I pyetur se si e mori vesh babai preferencat e tij seksuale, Eltoni shprehet se i tregoi vetë në vitin 1991. Ai i tregoi të atit se pëlqen një shok në klasë dhe kjo fillimisht e tronditi pa masë.

Sipas Elton Ilirjanit babai i tij i ka dhënë një këshillë mjaft të vlefshëm që i ka shërbyer dhe e ka bërë të jetë ai që është sot.

“Babai ka ndërruar jetë në 2010. Me të kam pasur një marrëdhënie sa të vështirë, edhe emocionuese edhe të bukur, por edhe shumë kërkuese nga ana e tij. Nëse mamaja më thoshte “shelegu” gjithë ditën, babai ishte ai i cili më përgatiste për një hap tjetër në jetë. Në ’91-shin shkova i thashë më pëlqen shoku i klasës, më pëlqejnë çunat.

E pashë që u trondit, sado që ai ishte një burrë shumë i kontrolluar dhe më thotë me biseda të gjata disa ditore, më uli dhe me fliste e më thoshte: Nuk ka asnjë gjë të keqe, thjesht është më e vështirë.

Ty të duhet të mësosh më shumë në shkollë dhe të bëhesh shumë i pasur që të blesh lirinë tënde sepse nuk do të të dojë asnjë tjetër, as nga motrat, as nga vëllezërit, as nga kushërinjtë, të duam ne dhe ty do të të keqpërdorin, do të të hedhin, do të të shajnë, do sëmuresh dhe do vdesësh.

E vetmja mënyrë që ti të shpëtosh nga ky diskriminim, urrejtje, përjashtim, është që t’i të bëhesh i pasur dhe të blesh lirinë tënde.Kur kanë qenë diskutimet në moshën time të adoleshencës që ky është as mashkull, as femër, “le të bëhet femër”, thoshin disa kodoshë të familjes sime. Kodoshllëku vjen nga injoranca.

Babai më pyet, “ti do të jesh mashkull, apo do të jesh femër”? Unë i thashë dua të jem çun, e më tha “nëse do të jesh çun, duhet të mësosh se çunat si ti do blejnë lirinë”.

Tani e kuptoj çfarë ka thënë, kur vdiq në arkivol i kam bërë një foto të syve dhe ishin sytë më të bukur dhe tronditës sepse ishin sy që më flisnin dhe kishin një buzëqeshje. Isha i fundit që e preka. Babai im ishte një burrë shumë i çuditshëm dhe i fortë, ka përtypur shumë për të pasur një fëmijë si unë në ato vite”, tha ai për Top Channel.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *