Edi Rama tane edhe Hoxhë: Mos vidhni se është harram, pasurimi me djersën e tjetrit nuk bëhet kurrë hallall!

Popullimi i paprecedent i burgjeve me zyrtarë të qeverisë dhe Partisë Socialiste, e ka detyruar Edi Ramën që në fjalimin e gjatë, të mbajtur në Asamblenë e kësaj partie, të flasë jo vetëm si kryeministër por edhe si Hoxhë.

Në vitin e dhjetë të qeverisjes, me një ton melodramatik, kryeministri u kujtua t’ju bëjë thirrje socialistëve të mos vjedhin dhe të mos pasurohen “me djersën e të tjerëve” pasi kjo gjë, jo vetëm të çon në burg, ku po krijohet me shpejtësi një qeveri socialiste në hije, por është edhe “harram”, siç përkufizohet vjedhja në fenë islame.

Gjatë fjalimit, Rama shpjegoi se nuk mban asnjë përgjegjësi për korrupsionin që kryejnë zyrtarët socialistë, përfshirë edhe përgjegjësinë morale.

Ndërkohë që inceneratorët dhe sterilizimin, dy vepra të qeverisë së tij që kanë çuar drejt burgut disa zyrtarë të lartë, i quajti histori suksesi, që janë njollosur nga disa akte korruptive pa dijeninë e tij, të cilat sot po i zbardh SPAK.

“Mos bini në kurthin e pasurimit me djersën e të tjerëve! Është harram, që nuk bëhet hallall!

Pasardhësit nuk i kanë borxh t’i shohin harramit… Mos i harroni amanetet e të parëve, kujtohuni për fjalët e gjyshërve, për porositë e prindërve kur i dëgjonim nga halli dhe jeni të rregull me SPAK, gjykatën speciale, drejtësinë dhe tërlivërlin….

Kemi kaq shumë punë për të bërë dhe na duhet aq shumë angazhim, aq shumë fokus tek sfidat e vendit dhe PS.

Prandaj të përqëndrohemi dhe të bashkëveprojmë shumë më tepër. Kjo e historive të zullumqarëve është vetëm një pjesë dhe jo pjesa më e madhe e problemit.

Është edhe historia e shpejtësisë, aftësisë, historia e energjisë që duhet vënë në dispozicion, për të thelluar reformat, për të përmirësuar qeverisjen, për të zgjeruar komunitetin tonë politik përtej partisë”, deklaroi kryeministri.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *