E rëndë: Ky është personi që vdiq pasi u rrokullis me traktor / FOTO

Gazeta Sinjali raportoi sot për një rast të rëndë që ka ndodhur në fshatin Mejë të Gjakovës, ku si pasojë e një aksidenti me traktor, një person pësoi lëndime të rënda ku fatkeqësisht ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për Kristë Nreja i cili humbi jetën pas rrokullisjes me traktor derisa po punonte në një fushë.

Për humbjen e Kristë Nrejaj kanë njoftuar edhe nga fshati Ramoc, nga ku e kishte prejardhjen i ndjeri.

Shum e rand eshte vdekja e parakohshme e cila fatkeqesisht sot goditi familjen Nrejaj. Pas nje aksidenti ne pune humbi jeten nje burr i dalluar dhe me vlera teper te larta njerezore. Fisi i Merturit e humbi nje burr qe do te kujtohet per jete e mot si fistar i ndershem dhe me vlerat me te larta qe mund t’i ket nje BURR Merturi. Do te mbetesh shembull per shume breza, do te kujtojm me mall dhe krenari gjith farefisi Nrejaj. Pusho ne parajs Kristë Dedë Nrejaj. Per kohen e varrimit dhe detajet e tjera do te ju njoftojm me kohe”, thuhet në njoftimin e fshatit.

Ndërsa, miqtë e kanë kujtuar si njeri punëtor, i ndershëm dhe me vlera të larta njerëzore.

“Sot jam shumë i pikëlluar dhe i mërzitur, se u nda nga kjo jetë shoku im Krist Nrejaj. Me mbështete aq shumë me këshilla, punë, në çaste të vështira dhe në inkurajim… sa që do t’a ndjejë mungesën tande. Toka që ka me të mbulu do të jetë e leht pë ty Krist, sepse aq shumë e deshe, aq shumë derdhe djersë mbi të, për tërë jetën tande, për familjen dhe për këdo që kishte nevoj për mbështetjen tënde! Ti, personi yt prej malësori ishe synonim i një burri të sinqert që me ndershmëri, plot sakrificë e mund punove me tokën për një mirëqenje të familjes tande në vendin ku linde. Mprehtësia e jote intelektuale, fatkeqësisht do të mbetet edhe tutje e mveshur në mënyrë pezhorative me vetëm petkun e një punëtori të madh dhe bujku. Ndërsa përveçëse nje baba dhe bashkëshort i mirë ishe edhe nje menagjer i zoti, koordinues dhe komunikues intelegjent që do të ishte shembull edhe për nje “intelektual” të kohës sonë. Familja jote past bekim e fuqi ne jetën përpara!. T’past dritë shpirti Kristë!”.

Ndryshe, rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *