E paralizuar dhe e vetme, 71 vjecarja dergjet në shtrat. Na e pikëlloi shpirtin ‘S’ka kush më jep një gotë uji, kam 17 vite pa i parë…

Varfëri, mjerim dhe probleme pa fund. Kështu mund të përmblidhet me pak fjalë historia e 71-vjeçares Liljana Kovaçi, nga Elbasani.
E moshuara vuan nga shumë sëmundje, ndërkohë që ka 13 vite që dergjet në shtrat e vetmuar dhe muajt e fundit ka pësuar edhe paralizë.

“Kam problem shëndetësor, kam vite që jam rrëzuar, kam rënë nga tarraca mbrapsht me kokë. Jam shtruar në urgjencë disa herë te neurologu”, tregon e moshuara.
Mes sëmundjes së rëndë dhe varfërisë, 71-vjeçarja me lot ndër sy apelon për ndihmë në mënyrë që të arrijë të plotësojë kushtet bazë dhe siç ajo thotë, të jetojë.

“Unë kam probleme shëndetësore dhe përveç kësaj jam paralizuar. Kam gati dy muaj që unë nuk luaj këmbë e duar,
kam një muaj që as ha as pi. Nuk kam njëri kush të më bëj hyzmet, kush të më japë një gotë ujë.

Vetëm azili me sjell bukën e drekës një vakt e unë gjithë kohën rri pa ngrënë.

Edhe për t’u ngritur për të shkuar në tualet, do eci këmbadoras, do rrëzohem. Kur jam rrëzuar, ka ardhur ambulanca dhe policia dhe ka gjetur dy dyert mbyllur”, thotë 71-vjeçarja.

Edhe pse Liljana ka tre fëmijë, ajo dergjet në shtat e vetme, duke mos pasur mundësinë as të ushqehet.
“Më kanë vdekur motra, vëllezër, kam një motër në Durrës ajo është sëmurë për vete.

Fëmijët kanë vite që kanë ikë, unë kam gati 17 vjet që më kanë braktisur kalamajtë në këtë kuzhinë.
Unë kam tre fëmijë, dy çuna, një gocë. I vogli është 45 vjeç, u martua dhe ka ikur në Itali me gjithë gruan”, tregon e moshuara.

Duket e pabesueshme që në vitin 2024, 71-vjeçarja të jetojë në këtë gjendje.
Në shtëpinë përdhese e me lagështi nuk ka asnjë orendi, teksa frigoriferi është bosh dhe dollapët pa ushqime.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *