E PABESUESHME/ Kush është ish-Kryetari i Bashkisë Korçë që jeton mes varfërisë ? (MESAZHET PREKËSE)

Një derë e vjetër druri, e mbuluar me rrushin e pjekur që nuk e mbledh askush, është hyrja e një shtëpie gjysmë të rrënuar, ku brenda saj jeton ish-kryebashkiaku i Korçës.

Robert Kotmillo, drejtoi bashkinë e qytetit nga viti 1996 deri në vitin 2000. Por sot jeton kështu. Ai na tregon për karrierën e tij në, e cila edhe pse e pasur, Robertit nuk i la asgjë pas.

“Unë punova 29 vite si kryeinxhinier i ndërmarrjes së frigoriferëve në Korçë, bëra shumë për qytetin edhe për vendin. Pastaj kryetar i këshillit të bashkisë dhe 4 vjet kryetar bashkie,” –thotë ish-kryebashkiaku.

Kryesisht në Shqipëri kush ka drejtuar në poste të larta, ka vënë edhe pasuri mënjanë në forma të ndryshme.

Por fisnikëria dhe ndërshmëria janë virtyte që pak njerëz i gëzojnë në shoqërinë tonë.

I tillë mesa duket paska qenë edhe ish-kryebashkiaku i Korcës. Ai sot ushqimin e siguron nga një fonadacion në Korcë.

Berti, siç e njohin korçarët ndjek aktualitetin shqiptar madje ai thotë se ndien turp kur dëgjon se kryebashkiakët e sotëm burgosen për vjedhje.

“Më vjen keq që thonë, 6 kryetare bashkie në burg. 4 ministra. E rëndë që persona të tillë që burgosen të jenë në krye të bashkive apo drejtimit të vendit. Shumë e rëndë”, tha ish-kryebashkiaku i Korcës.

Njeriu që nuk përfitoi kurrë të mira materiale por respekt e dinjitet, ka një mesazh për drejtuesit e sotëm të vendit.

“Qoftë se pranojnë të zgjidhen në pozita drejtuese të shtetit, duhet tu thonë vetes për të bllokuar çdo pasion për pasuri, çdo tendencë për tu pasuruar, ndryshe nuk mund të drejtojnë. Sepse me pas ndodh ajo që ndodh, korrupsioni, pastaj burgosen. E papranueshme që drejtuesit të kenë ambicie të tilla personale, nuk duhet të kenë ndjenja të tilla”, theksoi Kotmillo.

Teksa ish kryebashkiaku që i përngjason personazhit të Gabriel Garsia Markez në novelën “Kolonelit nuk ka kush ti shkruaj”, priste pafund një shpërblim mirënjohje nga shteti për kontributet e tij, sot ai është i harruar si figurë publike, në paqen e vetmisë së tij, duke gjetur “ngushëllim” tek morali i qytetarisë./EURONEWS ALBANIA

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *