Drejtori i Bankers 1 milionë euro rrogë vetes, për 20 vjet 4 miliardë euro të ardhura dhe zero taksa, disa të dhëna për vjedhjen e madhe në Shqipëri që nga Epoka Romake

Vjedhja më e madhe e pasurisë së përbaahkët të shqiptarëve, me shumë gjasa që nga Epoka Romake, mban emrin Bankers Petroleum Albania.

Të dhënat zyrtare tregojnë se zhvatja e pasurisë nëntokësore të Shqipërisë nga kompania Bankers tejkalon të gjitha aferat së bashku në historinë e pluralizimit shqiptar (shkatërrimi i fabrikave, vjedhja e floririt, shitja e hidrocentraleve, privatizimet, CEZ, ARMO, pullat fiskale, markimi i karburanteve, tjetësimi i pronave të ushtrisë, koncensionet në shëndetësi, inceneratorët, ish Hotel Dajti, vjedhja e lekëve të përdorur në Bankën e Shqipërisë etj.)

Zhvatja e pasurisë nëntokësore shqiptare është bërë në bashkëpunim me të gjitha qeveritë nga viti 2004 deri në vitin 2024, duke blerë prokurorë dhe gjyqtarë, media, shoqata, qeveritë dhe çdo faktor tjetër të mundshëm.

Që nga viti 2004, kompania Bankers ka hapur rreth 1 mijë puse të rinj nafte në zonën e Patoz-Marinëz. Për 20 vite, Bankes ka prodhuar rreth 13 milionë ton naftë.

Të ardhurat e kompanisë nga prodhini i naftës janë mbi 4 miliardë Euro, gati sa buxheti vjetor i Shqipërisë.

Gjatë 20 viteve, kompania Bankers Petroleum Albania ka paguar zero tatim mbi fitimin në buxhetin e shtetit shqiptar.

Marrëveshja parashikon që Bankers Petroleum Albania është e detyruar që të paguajë çdo vit tatim mbi fitimin, në masën 50 % të fitimit.

Bankers Petroleum ka manipuluar çdo vit shpenzimet, duke sajuar dhe fryrë shpenzimet. Pas 20 vitesh shpenzimet e Bankes tejkalojnë të ardhurat.

Duke rritur fiktivisht shpenzimet, kompania ka shmangur derdhjen në buxhetin e shtetit të tatimit mbi fitimin.

Tek shpenzimet futen rrogat marramendëse të kupolës së kompanisë grabiqare, korruptimi i Albpetrol, i AKBN-së, i qeveritarëve, i deputetëve, i gjyqtarëve, prokurorëve etj.

Fakti më i rëndë është se asnjë politikan as nga opozita nuk flet për vjedhjen e pasurisë nëntokësore shqiptare. Të gjithë heshtin. Kur PS-ja ishte në opozitë, për 8 vite me radhë fliste për grabitjen nga Bankers.

Sapo PS-ja erdhi në pushtet, nuk reagoi më. Prokuroria dhe SPAK gjithashtu heshtin. Qeveria nuk pipëtin. Shqiptarët vijojnë ta blejnë naftën me 2 USD litrin, edhe pse ecin mbi naftën që u vidhet.

Drejtori i Bankes 1 milionë euro rrogë vetes

Administrator aktual i Bankers Petroleum është kinezi Huanqin Xiau, dora e zezë qē manipulon çdo vit shpenzimet e kompanisë për të mos paguar taksa.

Huanqin Xiau i ka vendosur vetes një pagë rreth 1 milionë euro në vit.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *