Doktorit i bie kondicioneri nga dritarja gjatë fjalimit, disa Rithemelues të plagosur

Edhe pse Doktorin e madhërishëm e kishin siguruar se njësia e jashtme e kondicionerit ishte fiksuar mirë, hataja ndodhi, dhe pikërisht në momentin më të keq. Burimet për Patronazhistin bëjnë me dije se aparati ku Doktori mbështeste ndonjëherë dorën e lodhur nga mikrofoni, apo vendoste ndonjë gotë ujë për të njomur gurmazin e gërvishtur nga fjalimet, u shkëput dhe ra teposhtë befasisht dje në mbrëmje, në mes të mbështetësve rithemelues.

Pati një duzinë të plagosurish, që i bie përafërsisht gjysma e gjithë të pranishmëve, por për fat të mirë asnjë viktimë, thonë burimet.

Dëshmitarët deklaruan se ishte e bërtitura e Doktorit ajo që shmangu më të keqen: “Unë ju siguroj juee, bani kujdes aty pooosht se po vriti!” Dhe rithemeluesit u hapën menjëherë duke shpëtuar kokat.

Çfarë dreqin… mua më siguruan se kondicioneri ishte montuar shkëlqyeshëm… u justifikua i sikletosur Doktori, pasi u sigurua se të gjithë ishin gjallë.

Ai që u plagos më rëndë ishte Muli. Edhe pse e dëgjoi paralajmërimin e Udhëheqësit, Muli vendosi të hapte krahët për ta pritur kondicionerin. Vetëm çastin e fundit kolegët e tërhoqën mbrapsht dhe ai shpëtoi paq.

“Nuk doja të binte përtokë dhe të bëhej copë. Pse të harxhohej Doktori për të blerë kondicioner tjetër?” deklaroi Muli më pas. Ndërkaq copa llamarine dhe objekte të tjera të forta u shkëputën nga aparati dhe gjakosën këmbët e disa të pranishmëve, por pa qeder.

Pasi e mori veten nga tronditja, Doktori kapi sërish mikrofonin dhe foli: “Ja zotërinj! Regjimi kriminal i Edit të krimit i ka larguar të gjithë teknikët e zotë të kondicionerëve drejt Gjermanisë, prandaj ndodhin të tilla ngjarje!”

Theshethemet gëluan menjëherë më pas. Disa frekuentues të bareve aty pranë, që bëjnë sehir çdo mbrëmje kush vjen e kush ikën nga Rithemeluesit, bënë be e rrufe se kondicioneri ishte hedhur qëllimisht, duke shënjestruar Baz Gardhin. Ishte inteligjenca e pakrahasueshme e Mulit dhe akti i tij vetëmohues për të pritur me duar aparatin, ajo që e shpëtoi gabimisht për gjysmë sekonde Gardhin.

Por Zeni e përgënjeshtroi menjëherë këtë insinuatë.

“Kjo është shpifje e turpshme. Po të donim t’i binim Baz Gardhit, do kishim hedhur një objekt më të menaxhueshëm”, sqaroi Zeni për Patronazhistin, “fjala vjen, një frulator, një mikser ose tekefundit, një komplet filxhanësh. Ti mendon se babi im është në gjendje t’i vrasë të gjithë, vetëm për të hequr qafe njërin mes tyre? Ç’janë këto budallallëqe”.

***

E rëndësishme është që incidenti u mbyll me kaq. Megjithatë, disa episode të vockla gjatë ditëve të fundit mbeten të pashpjegueshme. Për shembull, Baz Gardhi vërtet nuk pësoi gjë nga kondicioneri, por herë pas here i kanë rënë në kokë ose në trup, kokrra domatesh, nektarina e lëkurë bostani. Ngjarja më serioze ishte një kokër patateje gjysmë kile në çaçkë të kokës, që e la të trullosur dy ditë rresht.

Por për rithemeluesen e stazhionuar Adriana Kështjella, dukuritë paranormale janë të njohura edhe nga shkenca. “Vërtet Doktori është i Gjithëpushtetshëm dhe i Gjithëditur, por nuk mund t’ja atribuojmë Atij çdo objekt që bie nga lart. Pastaj Pallati i Doktorit ka shumë kate. Kushdo mund të hedhë gjëra nga lart, për të na përçarë!”

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *