Ditën shkon në shkollë merr nota 10-ta, gjatë kohës së lirë shet lule për të ndihmuar familjen

Në shkollë thotë se merr vetëm 10-ta e 9-ta, e ndonjëherë kur ‘nuk është i përqendruar’, merr ndonjë 8-të. Por teksa për studimet nuk i mungon vullneti, këtij vogëlushi 11 vjeçar nuk i mungon as dëshira për t’i ardhur në ndihmë familjes.

Ai është ende fare i vogël, e sërish i është bërë ndihmë nënës e babait të tij. Kur ka kohë të lirë gjatë javës dhe përgjatë fundjavës, Kevini del pranë zonës së ‘9 katësheve’ në kryeqytet dhe shet lule.

“Fitoj 10, 15, 5 mijë lek në ditë, varet sesi ecën puna, sipas njerëzve që blejnë lule, duan apo nuk duan”-tregon 11 vjeçari.

Report Tv i ka marrë një prononcim 11 vjeçarit, i cili tregon se e ndjen si detyrim të ndihmojnë familjen.

-Sa e lodhshme është kjo për ty?

Kevin: Është e lodhshme sepse jam gjithë ditën në ecje. Sipas kushteve duhet të punoj patjetër, sepse po të jem mirë nuk kam përse të dal. E ndjej veten se duhet të punoj, jo se më thonë prindërit duhet të dalësh patjetër. E kuptoj që duhet të dal për të shitur lule, që të bëj lekë.

-Prindërit çfarë pune bëjnë?

Kevin: Mami pastruese, ndërsa babi ndihmës pompash

-A ndihesh i paragjykuar kur të shohin bashkëmoshatarët duke shitur lule?

Kevin: Shokët nuk më paragjykojnë, madje më mbështesin, nuk më thonë që jam i varfër.

-A shkon në shkollë?

Kevin: Shkoj në shkollë dhe jam shumë mirë me rezultate.

Çfarë notash merr?

Kevin: Marr 9, 10-ta. Ndonjëherë edhe 8, kur nuk jam shumë i përqendruar”.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *