Dëshmia tronditëse: Burrat ishin vrarë, dy fëmijët çamë vdiqën në duart e nënës që mbahej peng nga forcat zerviste

Hedo Nexhipi Hamzaj lindi në vitin 1931 në Vërsel, kazaja e Filatit. Nëna e saj erdhi në Shqipëri pas një rrugëtimi rraskapitës me vajzën 13 vjeçe, dhe dy djemtë 7 dhe 5 vjeç.

Hedo, sot 93 vjeçe, e ndjen ende si atë ditë goditjet me pushkë në kurriz. Pasi u larguan nga shtëpitë e tyre, babai vendosi të ktheheshin në Filat. Ai nuk mund të linte vetëm motrën me fëmijët, megjithë paralajmërimet se do të kishte genocid.

‘Na kapi greku. Tortura të mëdhaja, dhe një triko që kisha veshur ma morën dhe më lanë vetëm me një fije. Atë natë erdhën babai, burri hallës dhe xhaxhai im, i morën grekët me automatik. Unë dhe vëllai im e kapën për këmbë duke ulëritur mos ma merrni…mbase edhe tani më dhemb kurrizi nga të gjuajturit me pushkë nga mbrapa…’ u shpreh Hedo Nexhipi, u shpreh Hedo Nexhipi, e mbijetuar i makarës së Çamërisë.

Hedo është ndoshta një nga dëshmitaret më të rritura që janë ende në jetë të asaj kohe. Asokohe 13 vjeçe, ajo tregon se të gjithë çamët që kishin kapur në Filat, të cilët ishin vetëm gra, fëmijë dhe pleq përjetuan një dhunë makabre. Ajo, e kuptonte mjaft mire çfarë po ndodhte. Sot, jep një dëshmi të forte që do ti shërbejë të vërtetës historike mbi torturat ndaj shqiptarëve.
‘Nënat tona u rrahën me shkelme, zhveshur lakuriq ku i keni florinjtë, nëna ime kishte në vesh dy lira si vathë. Ia këputi me gjithë veshë pastaj tjetrin ia la se u mbulua me gjak’ u shpreh Hedo Nexhipi, e mbijetuar i makarës së Çamërisë
Më dramatike për të është ngujimi në Kotofio të Filatit, ku i mbajtën robër.

‘Atje kemi ndenjur 40 ditë, pa hangër pa pirë, njëherë në 24 orë na sillnin një gjellë me bizele me miza, hiqnin mizat dhe hanim…’ u shpreh Hedo Nexhipi, e mbijetuar i makarës së Çamërisë. Shumica e fëmijëve gjatë këtij ngujimi vdiqën nga mosushqyerja. Kjo zonjë që përjetoi dhunën aso kohe i mbijetoi urisë, falë ndihmesës që iu dha një mik grek i babait nga Filati. Kur e mori vesh se çfarë u kishte ngjarë, shkoi i gjeti mes çamëve të tjerë dhe u tha të shkonin tek ai që të ushehheshin për të mbajtur frymën gjallë.
‘Edhe dilnim hapnim telat, shkonim e merrnin dhe ia sillnim mamasë.

Atje ç’më kanë parë sytë, tani që ju po më pyesni më vijnë të gjitha ndërmend. Qante fëmija bukë, bukë dhe nëna shikonte…më vjen një nënë dërmend, nga Dolani ishte po them që ta dëgjojnë, që kishte dy fëmijë një 7 vjeç një 10 vjeç, i vdiqën të dy nga buka dhe i hodhën në kanal. Ajo nënë nuk më harrohet, ka ulëritur natë e ditë’ u shpreh Hedo Nexhipi, e mbijetuar e makarës së Çamërisë.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *