“Deri në datën 15 do të kemi..” Sinoptikania zbulon motin për ditët në vijim: Reshjet rikthehen ditën e..

Maji do të jetë me temperatura më të qëndrueshme dhe tipike për stinën. Meteorologia Lajda Porja, e ftuar në “Aldo Morning Show” në Tv Klan shpjegoi se temperaturat do të shkojnë deri në 26 gradë deri në datën 15 e më pas mund të ketë vlera edhe pak më të larta. Të premten rikthehen reshjet, por ndryshimi nga java e shkuar është se temperaturat nuk do të bien.

Lajda Porja: Ka nisur me diell,në fakt ka patur përmirësim sepse e shtuna ishte relativisht më freskët, me reshje, ndërkohë sot presim që të jemi kryesisht me diell pjesa më e madhe e territorit, temperatura 26 gradë në Elbasan, Gjirokastër dhe Berat do të shënohen vlerat më të larta. Tirana do të jetë rreth vlerës 24, bregdeti nga 23-35 gradë.

Temperaturat në fakt janë tipike të majit, nuk kemi devijim të parametrave dhe parashikohet që të paktën deri të mërkurën të jemi me mot të kthjellët, me diell,me temperatura rreth vlerës 26 gradë, janë mjaft komode pasi në prill ka patur 30 dhe mbi 30.

Dita e premte do risjellë reshjet, vetëm ndryshimi është që do të jenë temperaturat sërish të larta, nuk është se presim se do të zbresin temperaturat apo të kemi dëborë, do jenë reshje shiu, rrebeshe. Të enjten, të premten dhe mëngjesin e së shtunës, mund të jenë 3-4 orët e mëngjesit, pjesërisht jugu dhe juglindja do të kenë rrebeshe dhe nga e diela e në vijim rikthehet dielli, rriten temperaturat.

Aldo: Pastaj do të kalojmë mbi vlerat normale të majit?

Lajda Porja: Patjetër. Deri në datën 15 mbetemi me vlera normale, sa i përket temperaturave jemi në vlerat mesatare shumëvjeçare, nuk kemi devijim edhe pse në vitet e fundit, përjashtuar vitin e kaluar ne jemi mësuar që menjëherë në maj të jemi me mëngë të shkurtra, është vapë.

Porja tha se sa i përket stinës së verës, ndryshe nga viti i shkuar ku pati valë të të nxehtit dhe temperatura deri në 48 gradë, këtë vit nuk pritet e njëjta gjë. Ditët e nxehta nuk do të mungojnë, por nuk pritet që të arrijmë në temperatura të të nxehtit ekstrem./

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *