Denoncohet tenderi 411 MLN lekë për mobilje, Eliona Demaliaj porosit karrige të posaçme për veten..

Eliona Demaliaj, drejtoresha e Maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ fut në të njëjtin tender mobiliet e zyrës së saj dhe pajisjet mjekësore. Kjo është bërë shkak për ta ndarë prokurimin në disa lote, por jo për t’i vënë gërshërën për ta shkurtuar fondin e madh që po hidhet këto ditë për poltrona e tavolina për zyrat e drejtuesve.

Drejtoresha mund të justifikojë këtë blerje me rikonstrukturimin e një pjese të godinës, por luksi i tepruar që kërkon për zyrat e drejtuesve është i pajustifikueshëm.

Në fakt, Demaliaj bën kërkesën dhe tenderin e organizon Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, në varësi të Ministrisë së Brendshme. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Blerje orendi dhe pajisje për mobilim zyrash për Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik, “Mbretëresha Geraldinë” më datë 12 janar 2024.

Sipas kësaj, Agjencie që merr urdhra nga ministri Taulant Balla, kontrata me fituesin duhej nënshkruar më datë 12 shkurt 2024. Mirëpo prokurimi ka pasur probleme dhe është denoncuar. Në datën 22 janar 2024, në formë shkresore, pranë Komisionit të Prokurimit Publik është administruar ankesa e operatorit ekonomik “KLAME” SHPK.

Firma pretendon se AK ka përfshirë në listën e mallrave edhe pajisje të cilat kanë karakter mjekësor dhe nuk mund sigurohen përmes një tenderi ku objektivi është blerje mobiliesh.
“Ne lidhje me këto zëra, KSHA pasi ju referua përshkrimit teknik ne DST, konstatoi se disa zëra si Karrocë për shërbime emergjente( me pajisje për shërbim reanimacioni nga doreza latexe deri debrifilator), Karrocë e lëvizshme (për transport materialesh mjekësorë), Dollap me plumb për lëndë radioaktive, Karrocë me rrota për pajisje sterile dhe Dollap me plumb për lënde radioktive, kanë qartësisht një funksion mjekësor dhe ato mund te klasifikohen si “Pajisje mjekësore, farmaceutike dhe produkte të kujdesit personal”.

Për ketë arsye kjo pjesë e ankesës eshtë e drejtë, pasi këto zëra të objektit të prokurimit nuk kanë lidhje me pajisje mobilimi për zyra dhe ambiente të tjera. Në këto rrethana operatori ekonomik mund të ketë vështirësi për t’i furnizuar ato nëse nuk eshtë i angazhuar në tregtinë e pajisjeve mjekësore. Në konkluzion të këtij shqyrtimi, vlerësojmë, se Njësia e prokurimit duhet të rishikoje procedurën e prokurimit për “Spitalin Geraldine” dhe ndarjen me lote të objektit të prokurimit, respektivisht me disa lote”, thuhet në ankesë.

Këtu ankimuesi pretendon se futja e pajisjeve të tjera që nuk lidhen me objektivin kanë rritur vlerën e fondit limit dhe gjithashtu janë hartuar sipas kërkesave të ndonjë operatori të posaçëm.
Pas kësaj ankese, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka kthyer një përgjigje të shpejtë, duke thënë se do ta ndajë në dy lote këtë projekt. Por, KPP sërish ka tërhequr vëmendje duke thënë se AK nuk ka shqyrtuar si duhet këtë çështje dhe rekomandon që kjo procedurë të ndahet me katër lote kur për secilin të zhvillohet garë më vete e drejtë.

“Komisioni i Prokurimit Publik thekson, se ndarja ose jo, e një kontrate në lote, është një vendim i rëndësishëm që autoriteti kontraktor merr gjatë procesit paraprak të prokurimit, pasi ndikon drejtpërdrejtë në nivelin e pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në këtë procedurë prokurimi. Kjo bëhet duke mbajtur në konsideratë elemente të tilla si: tregu, konkurrenca e mundshme, vlera e prokurimit, kostot e ekzekutimit të kontratës dhe vështirësia teknike lidhur me ndarjen në lote etj., dhe veçanërisht faktin nëse objekti i kontratës është një punë/shërbim/mall, për të cilin ofertuesit janë të paktë”, thuhet në dokument.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *