Dënohet me 2.6 vite burg zyrtarja Alda Klosi, dënim më të rëndë për pastruesen dhe djalin e saj që iu gjetën 500 mijë euro

Ish-zyrtarja, Alda Klosi është dënuar me dy vite e gjashtë muaj burg nga Gjykata e Tiranës, pasi në banesën e pastrueses së saj u gjet një shumë parash prej 500 mijë eurosh, të cilat nuk i justifikonte me burime të ligjshme. Gjykata po ashtu dënoi me 7 vite burg, pastruesen Rozeta Dobi dhe me 5 vite djalin e saj, Havier Dobi. Të tre të dënuar do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, duke bërë që dënimi t’i ulet me 1/3. Si rezultat ish-zyrtarja do të kryeje 20 muaj burg, pastruesja 4.8 vite burg, ndërsa djali i saj 3 vite burg.

Sipas Prokurorisë, është e vertetuar se në datë 15 tetor 2022 është vërtetuar vjedhja e një shumë prej 462 mije euro, 300 mijë lekë të reja dhe 15 mijë dollarë.

Organi hetues deklaroi se shuma që u grabit në banesën e saj nga pastruesja Alda Klosi, nuk rezulton të provohet me burime të ligjshme.

Gjithashtu deklaroi se paralelisht me hetimin penal për paratë që iu grabitën në banesë, po hetohet edhe pasuria e Alda Klosit.

“Kemi kryer edhe analizën financiare për Alda Klosin, rezulton se shume e parave e vjedhura në banesë nuk rezulton të provohet me burime të ligjshme. Klosi ka bashkëpunuar me prokurorinë dhe është zbuluar një apartament dhe një garazh në pronësi të ish-bashkëshortit të Alda Klosit. Paralelisht me hetimin penal është duke u zhvilluar dhe hetimi pasuror i Alda Klosit”, tha Prokuroria.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që dy automjetet luksoze tip AMG që iu sekuestruan djalit të pastrueses, 24-vjeçarit Havier Dobi t’i kalojnë shtetit pasi janë blerë me paratë e vjedhura.

Është kërkuar gjithashtu heqja e sekuestros për llogaritë bankare të Rozeta Dobit dhe bizhuteritë e vjedhura t’u kthehen personave që u janë marrë.

Ndërsa avokati i pastrueses Rozeta Dobi, e cila mori një shumë prej rreth 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares së shtetit dhe i fshehu në tubat e aspirimit, kërkoi që ajo të lirohet nga qelia.

Sipas Prokurorisë, shuma e parave prej gati 500 mijë euro që u grabit në banesën e saj nga pastruesja Alda Klosi, nuk rezulton të provohet me burime të ligjshme.

Organi hetues ka deklaruar se ish-zyrtarja ka bashkëpunuar me Prokurorinë dhe është zbuluar një garazh e apartament në pronësi të ish-bashkëshortit të saj.

Dhe paralelisht me hetimin penal për paratë që iu grabitën në banesë, po hetohet edhe pasuria e Alda Klosit.

“Kemi kryer edhe analizën financiare për Alda Klosin, rezulton se shume e parave e vjedhura në banesë nuk rezulton të provohet me burime të ligjshme. Klosi ka bashkëpunuar me prokurorinë dhe është zbuluar një apartament dhe një garazh në pronësi të ish-bashkëshortit të Alda Klosit. Paralelisht me hetimin penal është duke u zhvilluar dhe hetimi pasurore i Alda Klosit”, tha Prokuroria.

Prokurorja prezantoi konkluzionet, ku kërkoi që Rozeta Dobi të shpallet fajtore dh të dënohetme 6 vite burg dhe të aplikohej gjykimi i shkurtuar.

Ndërkohë për djalin e saj, Havier Dobin, prokuroria kërkoi 4 vite burg dhe aplikim të uljes së dënimit me 1/3 dhe në bazë të nenit 59 të dënohet me 3 vite shërbim prove.

Në dëshminë e saj, Dobi ka shprehur pendesën dhe ka shtuar se Alda Klosi i ka kërkuar që t’i mbajë paratë dhe t’ia kthente në një moment të dytë.

Rozeta Dobi: Së pari shpreh pendesën time për cdo gjë që ka ndodhur, kërkoj mëshirën tuaj në dhënjen e vendimit. Atë shumë parash Alda Klosi më ka kerkuar që t’i mbaj dhe në një moment të dytë do të ja ktheja tek shtëpia e saj. Unë nuk kam vjedhur, më vjen keq e kam mbajt familjen me punë të ndershm. S’kam dashur t’i bëj asgjë të keqe! Më ka kerkuar që t’i mbaja, këtë inskenim ajo e ka bërë që të fajësojë ish-bashkëshortin e saj.

E pyetur per pretendimet e ekspertit te kriminalistikes, Ervin Karamuço se Rozeta Dobi i ka vjedhur një unazë, pastruesja ka hedhur poshte pretendimet.

Rozeta Dobi: Unë s’kam lidhje fare me unazën e Ervin Karamuços! Kurse varsja e sekuestruar nga Policia ka qenë e ish-bashkëshortes së bashkeshortit tim të ndjerë.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *