Dënohet me 1 vit burgim 33-vjeçari që ia theu hundën zyrtarit policor në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Dibran Kastratit, i cili akuzohej për sulm ndaj personit zyrtar, raporton Gazeta Sinjali.

Në seancën e mbajtur më 5 shkurt, trupi gjykues ka shpallur fajtor Kastratin dhe të njëjtit i ka shqiptuar dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim nga 23 dhjetori i vitit të kaluar, deri sivjet më 5 shkurt, kur me aktvendim të veçantë i është ndërprerë masa e paraburgimit.

“Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin D.K., e GJYKON:

– DENIM ME BRGIM, në kohëzgjatje prej një (1) viti, duke llogaritur dhe kohën e kaluar në paraburgim nga data 23.12.2023 deri me datë 05.02.2024 (kur edhe me aktvendim të veçantë i është ndërprerë masa e paraburgimit, sepse në rastin konkret hetimet në këtë çështje penale kanë përfunduar, i pandehuri ka pranuar fajësinë, është shpallur vendimi, andaj Gjykata ka ardhur në përfundim kanë pushuar kushtet ligjore për mbajtjen e mëtutjeshme e masës së paraburgimit)”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për Sinjalin.

Siç njofton Gjykata, Kastrati ka pranuar fajësinë për veprën penale që rëndon mbi të sipas aktakuzës.

Kastrati akuzohej se me datën 23 dhjetor 2023, rreth orës 01:20 në Prizren, ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, duke i shkaktuar atij lëndime të rënda që rezultuan me frakturë në hundë.

“Me datën 23 dhjetor 2023, rreth orës 01:20 në Prizren sulmon personin zyrtar , në lidhje me detyrat zyrtare, në atë mënyrë që i pandehuri pas një mosmarrëveshje që kishte me taksistin J.H., ku çështja ka eskaluar deri në sulm ndaj taksistit ndërhynë policia ku fillimisht kërkon identifikimin e personave që ishin në ngatërresë, i pandehuri D.K., ka filluar me fjalët ofenduese ndaj zyrtarëve policor me fjalët “ka me ja u q* robt dhe nanat, nuk e dini kush jam unë” e më pas e godet të dëmtuarin-zyrtarin policor N.S., me kokë në pjesën e fytyrës dhe në hundë, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore thyerje me dislokim të kockave të hundës më persë afërmi të përshkruara si në akt ekspertimin mjeko ligjor”, njofton Gjykata Themelore në Prizren. /GazetaSinjali/

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *