Degradimi i shoqërisë shqiptare – I biri nxjerr në rrugë të madhe të ëmën 86-vjeçare

Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e 86-vjecares Esma Toluli, e cila prej 3 muajsh, sorollatet sa në një hotel në tjetrin, pasi në apartamentin e saj në rrugën “Margarita Tutulani” ka qiraxhi.

Zonja shpjegoi, se ka firmosur disa letra në gjermanisht me mendimin që kishte firmosur se pas vdekjes së saj apartamentin ia linte djalit. Por me atë firmë djali i ndryshoi pronësinë apartamentit. Esmaja kërkon që të futet në banesë pasi, siç thotë, ajo, kërkon të vdesë aty.

“Stop” komunikoi me djalin e Esma Tolulit, Haxhiun, i cili tha, se nëna dhe motrat e kanë mashtruar dhe apartamenti ishte lënë në një bankë të nivelit të dytë si koletaral.

Pa u shlyer ajo kredi, tha Haxhiu, askush nga familja nuk futet në atë apartament.

“Stop” siguroi deklaratën noteriale, që provon, se kredia është shlyer dhe këtë deklaratë ia vumë në dispozicion zotit Haxhi Toluli, por ai nuk reagoi.

“Duke qenë se zoti Haxhi ka ndërprerë komunikimin me motrat dhe nënën e tij, ka qenë “Stop” që e ka vënë në dijeni për zhvillimet më të fundit duke i vënë në dispozicion në rrjetin social Whatsapp, madje deklaratën noteriale mes bankës dhe Shpresa Tolulit. Nga ana tjetër zoti Haxhi refuzon të përgjigjet duke treguar kështu që nuk do ta mbajë premtimin e dhënë”, tha gazetarja Domenika Bajraktari.

“Stop” shkoi sërish tek e moshuara Totuli, e cila ishte vendosur në zonën e Astirit. Kërkesa e saj vijon të jetë e njëjta, të rikthehet në apartamentin e saj.

“Më ka dërguar goca e Gjermanisë lekë. [Djali] erdhi me gjithë gruan e vet dhe jo donte muhabet e kështu edhe unë me anë të shpirtit i thashë këtë. Dua shtëpinë time të vdes ku ka vdekur yt atë. Kaq”, tregon ajo.

Alfred Muharremi, drejtori i Shërbimit Social Tiranë i premtoi 86-vjeçares, që t’i paguajë qiranë dhe t’i sigurojë një avokat, për të ndjekur problemin e saj në rrugë gjyqësore.

“Ajo që ne do të propozonim ishte t’i siguronim menjëherë një strehë duke e marrë të gjithë angazhimin tonë për pagesën e qirasë. Mesa mësuam familjarët kishin bërë për një periudhë 6 muaj qiranë. Shërbimi Social Shtetëror së bashku me Bashkinë e Tiranës, me Drejtorinë e Strehimit do të marrë menjëherë në mbrojtje që pas 6 muajve të jetë e siguruar që kjo pagesë të bëhet nga vetë institucioni. Gjithashtu edhe shërbimi social do i ngarkojë edhe një jurist dhe një avokat për të ndjekur të gjithë çështjen ligjore në lidhje me pretendimin që zonja ka”, tha Muharremi.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *